• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI I RI: I ftohti i zakonshëm mund të na mbrojë nga koronavirusi
Home
Jetë

STUDIMI I RI: I ftohti i zakonshëm mund të na mbrojë nga koronavirusi

25 January, 2022 s.autor Jetë

Në Shtetet e Bashkuara çdo i rritur preket nga i virusi i të ftohtit, zakonisht një ose dy herë në vit. Ai shfaqet përgjithësisht me simptoma të lehta, por sipas disa studime të reja prekja nga i ftohti i zakonshëm, mund të ofrojë mbrojtje ndaj një virusi shumë më të rrezikshëm, siç është koronavirusi.

Shkencëtarët kanë pasur gjithnjë pikëpyetje se përse disa njerëz janë në gjendje t’i rezistojnë infektimit nga koronavirusi me gjithë ekspozimin ndaj tij për periudha të zgjatura.

Për këtë arsye, shkencëtarët në Kolegjin Imperial të Londrës vendosën të testojnë një teori: se një tip qelizash të bardha të quajtura qelizat T, të cilat i prodhon trupi për të luftuar të ftohtin e zakonshëm, mund të ofrojnë një nivel mbrojtjeje.

“Infektimet e mëparshme me koronaviruset e të ftohtit normal, pra këta janë kushërinj të largët të SARS-CoV-2 që shkakton COVID-in, mund të gjenerojnë qeliza T që do të ishin në gjendje të identifikojnë dhe të sulmojnë virusin SARS-CoV-2. Kjo është teoria që filluam të testojmë”, thotë Ajit Lalvani, profesor në Kolegjin Imperial të Londrës.

Studimi filloi në shtator 2020, përpara se të fillonin programet e vaksinimit masiv, dhe përpara se shumica e njerëzve të ishin infektuar nga COVID-i.

Shkencëtarët testuan gjakun e 52 personave që jetonin në të njëjtën shtëpi me një person të infektuar nga virusi SARS-CoV-2 që shkakton COVID-in. Gjysma e tyre u infektuan me COVID, por gjysma jo.

“Ata që kishin paraprakisht qeliza T të gjeneruara nga virusi i të ftohtit të zakonshëm, të cilat mund të diktonin dhe të sulmonin SARS-CoV-2, nuk u infektuan”, thotë zoti Lalvani.

Vaksinat e tanishme janë projektuar për të krijuar një përgjigje imunitare ndaj proteinave në gjembat e strukturës së jashtme të koronavirusit, të cilat mundësojnë mutacionet dhe shmangien e sistemit imunitar.

“Ndërsa qelizat mbrojtëse T që ne zbuluam orientohen kundër proteinave në bërthamën e virusit, proteinave të brendshme. Dhe këto proteina ndryshojnë shumë pak. Pra, gjetjet tona ofrojnë mundësinë për prodhimin e një vaksine universale që gjeneron qelizat T për të mbrojtur njerëzit kundër varianteve të tanishme dhe të ardhshme të COVID-it”, thotë zoti Lalvani.

Ky është një lajm ngazëllyes, por prodhimi i një vaksine të tillë është ende larg.

Ndërkohë, autorët e studimit theksojnë se askush nuk duhet t’i mbajë shpresat se infektimi nga i ftohti i zakonshëm do t’i ofrojë imunitet ndaj COVID-it dhe thonë se vaksinimi është mbrojtja më e mirë./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS E HARRO..."/ Donaldi bisedon me Egzonën: Më duket sikur po humbas veten time këtu brenda
Previous article VIDEOLAJM/ Vlonjati që sfidon acarin dhe zhytet në det: Kam 30 vite që e bëj

s.autor

Postime të ngjashme

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike Jetë

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT