Kim Jong-un i Koresë së Veriut arriti të bjerë 20 kg në peshë duke hequr djathin luksoz zviceran, karavidhet dhe pijet alkoolike.
Diktatori shtatshkurtër thuhet se pinte disa shishe vere në ditë, por i hoqi nga dieta për të arritur pamjen që ka sot.
Udhëheqësi i Koresë konsiderohej obez dhe jo pak herë kishte probleme për shkak të peshës.
Teori nga Korea e Jugut tregonin se ai shtonte më shumë se 7 kg çdo vit pasi pasoi babain e tij si Udhëheqës Suprem në dhjetor të vitit 2011.
Masa e tij trupore sa vinte e rritej, dhe kjo u vu re edhe më shumë në takimin që bëri me Donald Trump në 2018.
Por që atëherë, u panë ndryshime herë pas here tek diktatori, me disa që thonin se mund të vuante nga një sëmundje.
Por në fakt, çdo gjë varej tek dieta e tij strikte.


