• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA PËR HAKMARRJE/ Ja veprimi që bëri 17-vjeçari pasi qëlloi viktimën. Shtëpia ku ndodhi krimi ishte…
Home
Breaking News

VRASJA PËR HAKMARRJE/ Ja veprimi që bëri 17-vjeçari pasi qëlloi viktimën. Shtëpia ku ndodhi krimi ishte…

25 January, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një adoleshent që nuk i kishte mbushur ende 18 vjeç vendosi të marrë gjakun e babait të tij që u vra kur ai ishte në moshën 4-vjeçare.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Manati të Lezhës dhe krimi ka sfond gjakmarrjeje.

Një 65-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri nga një i mitur, të cilit vëllai i tij i ka vrarë babanë në vitin 2009.

VRASJA

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 të së hënës në fshatin Manati, ndërsa viktima është shtetasi Lek Lekgjonaj, banues në këtë fshat.

I moshuari u qëllua me pistoletë, sapo zbriti nga automjeti tip “Ford” brenda oborrit të shtëpisë së vëllait të tij.

Katër plumba e prekën në organet jetësore, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa autori u prangos nga Policia disa minuta pas ngjarjes, si dhe u sekuestrua arma e krimit, një pistolete me mulli.

Autor është 17-vjeçari Florian Përvathi, banues në fshatin Manati dhe krimin ka deklaruar se e ka kryer në shenjë hakmarrjeje, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babanë kur ishte vetëm 4 vjeç.

Referuar dinamikës së ngjarjes, bëhet me dije se adoleshenti e ka planifikuar mirë vrasjen.

Ai ka hyrë në këmbë brenda oborrit të shtëpisë dhe sapo 65-vjeçari ka zbritur nga makina, ka qëlluar në drejtim të tij.

Pasi ka rënë në tokë, ai e ka qëlluar edhe njëherë pas shpine dhe kur është bindur se ka vdekur, është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Audi” që e priste në rrugën kryesore.

Shtëpia ku ndodhi krimi ishte e vëllait të viktimës, i cili kishte kryer vrasje dhe aty nuk jetonte njeri.

Për ngjarjen e rëndë, Policia lokale e Lezhës u njoftua nga banorë të zonës. Blutë u vunë menjëherë në lëvizje, duke bërë të mundur që brenda një kohë të shpejtë të neutralizojnë e të prangosin autorin e dyshuar të vrasjes, pikërisht 17-vjeçarin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARM NË ATHINË/ 1.200 makina të bllokuara në dëborë për më shumë se 20 orë
Previous article PAMJET/ Sekuestrohen mbi 27 kg kanabis në Gjirokastër, arrestohet 29-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

s.autor

Postime të ngjashme

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

NDJEKJE SI NË FILMA/ 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kana Aktualitet

NDJEKJE SI NË FILMA/ 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kana

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës Aktualitet

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT