Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen qendrore të Durrësit.
Burime për mediat bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e Kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe punon për sqarimin e plotë të saj dhe identifikimin e aurorit/ëve.
Kujtojmë se kjo ngjarje ndodh vetëm pak kohë para zgjedhjeve për kreun e ri të FSHF.


