• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AUDIOPËRGJIMI/ Reagon Veliaj: Nuk i heq asnjë presje asaj që u tha në një grup çunash. Nesër do bëjmë dy kallëzime penale
Home
Politikë

AUDIOPËRGJIMI/ Reagon Veliaj: Nuk i heq asnjë presje asaj që u tha në një grup çunash. Nesër do bëjmë dy kallëzime penale

24 January, 2022 F.autor Politikë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një mbledhje urgjente me presidentë të Shoqatave Sportive të Tiranës, ku lëshoi edhe një herë akuza të forta në drejtim të kreut të FSHF-së Armand Duka.

Kryebashkiaku reagoi për audio-përgjimin e publikuar sot në media, duke e konsideruar atë një bisedë mes çunash, ndërsa ka paralajmëruar dy kallëzime penale, për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe të shoqatës.

“Hapni Instagramin e tyre. Shihni kush shkon në stadium! Fisi, familja, gastorët politk. Shihni kur përçudnojnë kombëtaren dhe bëjnë spot: Votoni partinë! Është turp i madh kjo derexhe! Dhe meqë kishte shumë nga ata që u skandalizuan me atë që u thanë një grup çunash, edhe duket që ai s’ka lozur kurrë futboll. Se qartazi flitet lirshëm në dhomën e ndërrimit. Kërkoj ndjesë për këdo që është ofenduar, nuk është ai stili im, por jemi një grup çunash. Në dhomën e ndërrimit flitet për t’i dhënë zemër skuadrës, prandaj fola në atë mënyrë. Por nuk i heq asnjë presje çfarë do gjëje që kam thënë.  Unë flas më rëndë ndaj padrejtësive në TV dhe me kamera sesa në një muhabet shokësh. Që ata janë një bandë. Si ka mundësi që ne auditohemi për çdo gjë dhe këta nuk i auditon askush. Ku ikën lekët e solidaritetit? Pse nuk u bënë 100 fushat e kalamajve? Pse u bë një fushë luksoze për rrogat e luftës? Pse nuk u ndan rrogat e luftës të Covid-it? 

Nesër do bëjmë dy kallëzime penale, një për sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës së vjetër. Besoj do t’i bashkohet vandakut të madh që sot Prokuroria ka në dispozicion. Vandaku vetëm po rritet, sepse sot të gjithë i zgjedhin zgjedhësit, kurse këta zgjedhin zgjedhësit që duan dhe i vënë si vezë nëpër bikerinat e shoqatës”, tha Veliaj.

Kujtojmë që më herët sot FSHF publikoi një audio nga takimi i kryebashkiakut Erion Veliaj me anëtarët e shoqatës rajonale të Tiranës, duke dënuar gjuhën e përdorur ndaj ish-lojtarit dhe trajnerit të njohur Sulejman Mema.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAZHDON TË JETË NË SHITJE/ Lazios i soset durimi me Muriqin, sulmuesi refuzon ofertën e klubit francez
Previous article "KUJDES! PO QARKULLON VARIANT TJETËR"/ Mjeku Sallabanda tregon ndryshimet mes Omicron dhe gripit

F.autor

Postime të ngjashme

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT