Një ditë më parë mbeti i vdekur në Ekuador 34 vjeçari shqiptar Ergys Dashi.
Ky rast riktheu edhe njëhere vemendjen tek “aleancat” që shqiptaret po krijojne ne Ekuador për pazaret e kokainës.
Çfarë ndodhi:
Vrasja ndodhi në një restorant në veri të kryeqytetit Guayakyl. 34-vjeçari rezulton se është nga qyteti i Durrësit, por banues në Tiranë.
Viktima kishte disa kohë që jetonte përkohësisht në Guajakil të Ekuadorit, ndërsa dyshohet se aktiviteti i tij në këtë shtet, ka qenë trafiku i lëndëve narkotike.
Dashi rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal në Tiranë dhe Durrës, ku drejtuesit e këtij grupi kohët e fundit janë zhvendosur në Dubai dhe prej këtij monitojnë trafikun e kokainës nga Ekuadori në vendet e Evropës si dhe në Shqipëri.
Siç dihet, Dashi nuk është i vetmi teksa shoqërohet me një numër të lartë të shqiptarëvë që janë ekzekutuar në Ekuador.
Dyshimet janë se kartelet e drogës po punojnë për të future kokainën në Europë, e për këtë duket se po kontribuojnë edhe shqiptarët.
Këto të fundit kanë bërë bujë e jehonë jo vetëm në Shqipëri por edhe në media të tjera botërore.
AlpeNews.al risjell si mëposhtë këto ngjarje:
I pari i vrarë është Ilir Hidri, 40 vjeç nga Vora, i cili duket se nisi dhe zanafillen e vrasjeve.
Ai u ekzekutua me 3 plumba në kokë nga një shqiptar tjetër më 1 qershor 2017. Ilir Hidri dyshohet se është vrarë pasi prej disa kohësh ai ishte inflitruar në një rrjet të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëri.
Adriatik Tresa, 39-vjeçari që mbeti i vrarë me 6 plumba në vilën e tij në Guayaquil të Ekuadorit.
Pikerisht ai dyshohet nga policia ekuadoriane se është njeriu që në vitin 2017, ka vrarë në Guayakuil, shqiptarin Ilir Hidri.
Adriatik Llagji nga Borshi, u ekzekutua në Bogota, më 4 prill 2018. Djali nga Saranda u qëllua disa herë me plumb në kokë, ndërsa jetonte në Ekuador dhe njihej me emrin “Andrea”.
Fadil Kaçaniq, nga Mali i Zi, u ekzekutua në mars të 2018, bashkë me bashkëshorten e tij, Fatima. Fadili u qëllua me tri plumba, ndërsa njësoj edhe si në vrasjen e Adriatik Tresës, autorët u prezantuan si policë që kërkuan të bënin kontroll.
AlpeNews.al






