Aurela Basha, bashkëshortja e kreut të PD, Lulzim Basha ka humbur pak ditë më parë babain e saj, ndërsa mesazhet ngushëlluese kanë qenë të shumta.
Me anë të një postimi në Facebook, Aurela thotë se babai i saj ishte një burrë i fortë Labërie, që e rriti me dashuri për atdheun dhe për Kosovën.
“Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas ndarjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hidhura.
Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie. Ai më rriti me dashurinë për të parët tanë, për atdheun dhe për Kosovën; më rriti me dashurinë e madhe për njerëzit.
Jam pafund mirënjohëse që më ka lënë pas kaq shumë miq e shokë, kaq shumë dashuri dhe respekt”, shkruan Aurela Basha.


