• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ngrin fondi për të përndjekurit, Ahmetaj: Të paguhet kush nga familjarët ka vuajtur
Home
Sociale

Ngrin fondi për të përndjekurit, Ahmetaj: Të paguhet kush nga familjarët ka vuajtur

15 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Ministria e Financave lajmëroi se Qeveria mund të anulojë kompensimet për trashëgimtarët, veçanërisht përtej brezit të parë.

Bëhet fjalë për 12 mijë dosje trashëgimtarësh të cilat kanë mbetur pezull.

“Për trashëgimtarët ka një këndvështrim të ri që diskutohet brenda qeverisë dhe po deri në vendimmarrje ai fond për përfituesit trashëgimtarë ka ngrirë deri në një moment kur të kemi qartë politikën, pra do të shlyejmë këste të gjithë trashëgimtarëve, nuk ka rëndësi brezi i parë, i dytë apo i katërt apo do të kufizojmë”, tha ministri Ahmetaj.

Tatimet do të kontrollojnë klubet e futbollit në vend, por kjo do të ndodhë pas zhvillimit të zgjedhjeve për Presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ministri i Financave sqaroi se kontrollet janë shtyrë në kohë me kërkesë të kryeministrit Rama, me qëllim që të mos krijohen dritë-hije para zgjedhjeve.

“Ka qenë një kujdesje e kryeministrit, i cili ka ngulur këmbë që do të ishte e shëndetshme që kontrolli tatimor të shtyhet pas zgjedhjeve që do të ndodhin në FSHF. Sigurisht kur bëmë planin e tatimeve ne nuk e dinim kur do të bëhej zgjedhje në FSHF, ka qenë këmbëngulja e KM që ne ta spostonim kontrollin pas zgjedhjeve”, u shpreh ministri.

Në daljen e parë për vitin 2018, ministri i Financave Arben Ahmetaj u ndal të zhvillimet e ekonomisë.

Sipas tij rritja ekonomike këtë vit parashikohet 4.2 për qind, ndërkohë që së shpejti do të nisin një sërë investimesh të mëdha nga jashtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arrestohet "SKIFTERI". 23 vjeçari shqiptar bënte namin në Angli, ja ç'thotë policia (FOTO)
Previous article E akuzuan për photoshop/ Elita Rudi u mbyll gojën të gjithëve me këtë veprim

g.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT