• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Alimehmeti: Fushata e vaksinimit duhet të bëhet përpara pikut të virozave, masat kufizuese nuk…
Home
Sociale

COVID-19/ Alimehmeti: Fushata e vaksinimit duhet të bëhet përpara pikut të virozave, masat kufizuese nuk…

23 January, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vendi ynë vijon të regjistrojë shifra të larta infektimesh, kjo për shkak të transmetueshmërisë së lartë të variantit të ri Omicron, i cili është përhapur në mbarë globin. Epidemiologu Ilir Alimehmeti i ftuar në Report Tv thekson se asnjë masë kufizuese nuk e parandalon përhapjen e tij, ndërsa thekson se vaksina është e vetmja ‘armë’ për të evituar gjendjen e rëndë të sëmundjes. Sipas tij, fushata e vaksinimit duhet të bëhet përpara përhapjes së virozave.

“E vetmja gjë që ne kemi në dorë për evituar gjendjen e rëndë, është vaksinimi. Idealisht do ishte bërja e vaksinës do ishte ideale përpara sezonit, ne jemi në maksimum edhe me gripin sezonal. Vaksina bëhet historikisht shtator, tetor, fillim nëntorit. Idealisht fushata e vaksinimit masive nuk duhet të përkojë me të njëjtën kohë kur transmetim komunitar të virusit. Kjo është ama kur ne arrijmë të parashikojmë sezonalitetin, përshembull me gripin e parashikojmë. Këtu ka një vështirësi për të parashikuar se kur duhet bërë fushata vaksinimit”, u shpreh Alimehmeti për Report Tv.

Duke u ndalur tek vaksinimi i qytetarëve, Alimhemti u shpjegon se doza e tretë rekomandohet vetëm për moshat e treta që të mos përballen me format e rënda të sëmundjes. Ai thekson se deri në moshat 55-vjeç nuk është e nevojshme doza e tretë, duke përjashtuar rastet kur personat kanë edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

“Ka prekur një pjesë të mirë të popullatës, është i pashmangshëm ekspozimi ndaj virusit. Omicron është shumë i transmetueshëm, i shpejtë, i pashmangshëm, asnjëlloj lloj mase nuk ka arritur dot të bllokojë transmetimin e këtij virusi. Megjithatë e pamë shumë të qartë që edhe me dozë të tretë, në vetëm 10 javë bie infektiviteti më 45%. Doza e tretë, bëhet për format e rënda, tek mosha e tretë, nuk bën shumë sens te moshat e reja deri 55-vjeç që nuk kanë situata. Ne duhet ta ridemension diskutimin, jo si një vit më parë, Omicron sillet ndryshe nga alfa dhe delta, prandaj duhet ta trajtojmë ndryshe”, u shpreh mjeku.

Për Omicron dhe Delta, nuk është e nevojshme që një person të bëjë 14 ditë karantinë, thotë Alimehmeti, duke theksuar se janë të mjaftueshme 5 ose 7 ditë. Edhe në vendin tonë po shqyrtohet shkurtimi i periudhës së karantinimit, kjo u bë me dije nga nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Uliqinaku për Report Tv.

“Shumë shtete e kanë ulur, Zvicra e ka bërë 5 ditë, SHBA e ka bërë 7, të gjitha janë në ulje. Ke qenë i infektuar dhe nja 2 ditë përpara, plus 5 ditë, shkon rreth një javë. Koha mesatare e shpërndarjes së virusit është 5.3 ditë. Jo të gjithë rendin të bëjnë testin, e rëndësishme është një këshillë, nëse ke simptoma, mundohu të ruash të tjerët sa më shumë, kur s’ke mundësi të izolohesh mbaj maskë, sepse kur i sëmuri e mban maskën ka shumë vlerë për të tjerët”, vijoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURAT EKSTREME/ Dy të rinjtë në Theth sfidojnë motin me borë, lahen në Ujëvarën e Grunasit
Previous article AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Vdes e reja shqiptare. U përplas me...

s.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLËZOHET SITUATA/ Prtotestuesit sulmojnë me gurë edhe Kryeministrinë! Shkulin pllakat e trotuarit dhe godasin godinën, përdorin dhe molotov Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET SITUATA/ Prtotestuesit sulmojnë me gurë edhe Kryeministrinë! Shkulin pllakat e trotuarit dhe godasin godinën, përdorin dhe molotov

TENSIONET/ Protestuesit futen te Ministria e Financave dhe nxjerrin jashtë karrige e tavolina, i vihet zjarri godinës Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit futen te Ministria e Financave dhe nxjerrin jashtë karrige e tavolina, i vihet zjarri godinës

KAOSI NË TIRANË/ Protestuesit i rikthehen Ministrisë së Arsimit, i vihet flaka zyrave! Hidhen thirrje “Digje Parlamentin!” Aktualitet

KAOSI NË TIRANË/ Protestuesit i rikthehen Ministrisë së Arsimit, i vihet flaka zyrave! Hidhen thirrje “Digje Parlamentin!”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT