• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONFLIKTI PËR MOTIVE BANALE/ Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokali në Shkodër, kapet pas një dite autori
Home
Aktualitet
Kronikë

KONFLIKTI PËR MOTIVE BANALE/ Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokali në Shkodër, kapet pas një dite autori

22 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një ditë më parë, Kristian Kroni, 31-vjeç qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokal, e ndërsa i janë vënë prangat një ditë më pas.

Ai u arrestua sot nga uniformat blu të Shkodrës, pasi qëlloi me armë, por që fatmirësisht nuk përfundoi me persona të lënduar.

Nga sa mësohet referuar burimeve zyrtare nga Policia, e gjithë ngjarja ka ndodhur për motive banale. 31-vjeçari ka konsumuar alkool në lokal, është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri, duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, ku shtetasi K. K. qëlloi me armë zjarri, për motive të dobëta, drejt një lokali.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Shkodër u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Vihet në pranga 31-vjeçari, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.  Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit K. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Shtetasi K. K., pasi ka konsumuar alkool në lokal, është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit, duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, njofton Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA AKSION NË TIRANË/ Pranga 10 personave për kokainë, dhunë e aksident me vdekje
Previous article ANALIZA/ Çfarë është "Omicroni tinëzar", po godet një pjesë të Europës

Delo.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Aktualitet

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT