• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË TIRANË/ A e pa e dashura e viktimës dhe shoku i tij autorin? Ja ç’thanë në POLICI
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NË TIRANË/ A e pa e dashura e viktimës dhe shoku i tij autorin? Ja ç’thanë në POLICI

15 January, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Dy dëshmitarët kyç të atentatit, që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 32- vjeçari Emiljano Boçi, janë e dashura e tij, që ndodhej në sediljen e parë të mjetit dhe shoku që mbeti i plagosur, Melvi Disha, shkruan “Panorama”.

Ky i fundit, sipas mjekëve të Spitalit të Traumës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka një plagë arme zjarri në shpatull dhe ka marrë mjekim mbrëmjen e djeshme. Para urgjencës së Spitalit të Traumës ndodheshin mbrëmë dhjetëra forca policie, me uniformë e civilë, të cilët kanë qëndruar aty deri në orët e vona.

Ndërsa automjeti tip “Range Rover”, ngjyrë e bardhë me targa gjermane, në pronësi të viktimës, ka qenë i parkuar para Spitalit të Traumës dhe i rrethuar me shiritin e verdhë të Policisë, pasi do të ekzaminohet për prova materiale nga ekspertët kriminalistë.

Nga ana tjetër, në ambientet e spitalit kanë shkuar edhe oficerët e grupit hetimor, për të marrë dëshminë e Melvi Dishës dhe të të dashurës së viktimës.

Megjithatë, nga deklarimet paraprake, që ata kanë dhënë para oficerëve të Policisë, nuk është arritur të ndërtohet një profil i mundshëm i autorit. Kjo për arsye se ata kanë deklaruar se nuk kanë parë asgjë. Madje as nuk kanë dëgjuar krisma arme vetëm.

Ndërsa kanë sqaruar se janë qëlluar nga pas, duke mos pasur mundësi që të shikonin autorin apo autorët. Burimet thanë se dy dëshmitarëve do u merret një deklarim më i hollësishëm paraditen e sotme, pasi të dy kanë qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Sa i përket konflikteve të mundshme të viktimës, apo nëse kanë pasur dijeni për ndonjë problem me persona konkretë, që ai mund të ketë pasur, dy dëshmitarët janë shprehur se nuk dinë asgjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dana White: Nëse McGregor vendos të rikthehet në shtator, do t’i heqim titullin
Previous article "Nëse Ferrari do ishte femër", plas gallata me FOTON provokuese të modeles shqiptare

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT