• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZOHET PËR TRADHTI/ Gjykata vendos të mos e arrestojë ish-presidentit e Ukrainës, urdhërohet të qëndrojë në Kiev
Home
Nderkombetare

AKUZOHET PËR TRADHTI/ Gjykata vendos të mos e arrestojë ish-presidentit e Ukrainës, urdhërohet të qëndrojë në Kiev

19 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një gjykatë në Ukrainë ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-presidentit Petro Poroshenko, i cili po akuzohet për tradhti.

Poroshenko ka thënë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht. Më 19 janar, ai u paraqit para Gjykatës së Qarkut Pechersk të Kievit, teksa mijëra mbështetës së tij protestuan jashtë gjykatës.

Gjykatësi tha se Poroshenko nuk ka nevojë që të ndalohet nga autoritetet edhe pse ai duhet të paraqitet para prokurorëve dhe hetuesve kurdo që ata do të kërkojnë një gjë të tillë. Gjykatësi po ashtu e urdhëroi Poroshenkon që të qëndrojë në Kiev dhe t’ia dorëzojë pasaportën e tij autoriteteve.

Poroshenko njoftoi se do ta apelojë vendimin, pasi tha se “pengon” aktivitetin e tij politik.

“Kjo ende nuk është një fitore, por është hapi i parë në drejtimin e duhur”, tha ai.

Pas seancës dëgjimore, Poroshenko iu bashkua mbështetësve të tij që gjendeshin para gjykatës dhe më pas së protestuesit marshuan drejt zyrës së presidentit.

Prokuroria kërkoi që të caktohej 37 milionë euro vlera e lirimit me kusht, me qëllim që Poroshenko të mund të mbrohej në liri.

Rasti ndaj Poroshenkos ka rritur shqetësimet ndërkombëtare, teksa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës në Kiev u bëri thirrje ukrainasve që “të qëndrojnë së bashku” teksa shteti “po përballet me një agresion të mundshëm të ri të Rusisë”.

“Mendoj se një prej qëllimeve afatgjata të Moskës ka qenë që të tentojë të krijojë ndasi në mes shtete, por edhe brenda shteteve dhe thjesht ne nuk do t’i lejojmë që ata të bëjnë një gjë të tillë”, tha Blinken gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zenenskiy.

Akuzat ndaj Poroshenkon lidhen me pretendimet se kur ishte president, në periudhën 2014-2015 ka ndihmuar separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, që të shesin qymyr.

Nëse shpallet fajtor ai mund të përballet deri me 15 vjet burgim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “PD E GATSHME PËR ZGJEDHJET LOKALE"/ Grida Duma takim me gratë LDG në Durrës: Mirëpresim të gjitha zonjat që t’i bashkohen këtij procesi
Previous article TENSIONET UKRAINË-RUSI/ Llogore, armë të rënda dhe ushtarë, çfarë po ndodh në kufirin mes dy vendeve (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT