• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI I QEVERISË/ Ndryshon shpërblimi i mjekëve dhe infermierëve. Si do të vlerësohet personeli shëndetësor
Home
Politikë

VENDIMI I QEVERISË/ Ndryshon shpërblimi i mjekëve dhe infermierëve. Si do të vlerësohet personeli shëndetësor

19 January, 2022 Delo.autor Politikë

Me propozim të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave ka vendosur sot në mbledhjen e qeverisë ndryshimin e vendimit për shpërblimin e personelit shëndetësor, mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë.

Në VKM thuhet se emrat e përfituesve do të miratohen periodikisht me urdhër të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bazuar në analizën e shkallës së ngarkesës së veprimtarisë dhe të riskut të aktivitetit të tyre.

Do të jetë sekretariati i ngritur pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që do të bëjë vlerësimin. Sipas VKM, sekretariati do të përbëhet nga dy përfaqësues të Ministrisë, një përfaqësues i Institutit të Shëndetit Publik, një përfaqësues i Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, një përfaqësues i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.207, DATË 10.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIE SHPËRBLIMI PËR PERSONELIN, MJEKË, INFERMIERË DHE PUNONJËS TË TJERË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOS I:
Pika 4, e vendimit 207, datë 10.3.2020, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Lista emërore e përfituesve dhe dokumentacioni justifikues, përfshirë ditët e angazhimit, sipas pikave 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, me qëllim përfitimin e shpërblimit, miratohet periodikisht me urdhër të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bazuar në analizën e shkallës së ngarkesës së veprimtarisë dhe të riskut, që mbart aktiviteti i strukturës shëndetësore, e cila vlerësohet nga sekretariati i ngritur pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sekretariati përbëhet nga:
a) 2 përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
b 1 përfaqësues i Institutit të Shëndetit Publik;
c) 1 përfaqësues i Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
ç) 1 përfaqësues i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2022.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHKALLOI FISI"/ Arjola i tregon Einxhelit paragjykimet për karrierën si aktore: Kur putha Bujar Asqeriun…
Previous article VETTINGU/ Një ditë pasi u fal nga ILD, gjyqtarja e "Tik-Tok": Për videot, u arrit në konkluzionin se...

Delo.autor

Postime të ngjashme

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT