• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMISIONI I LIGJEVE/ Bardhi: Ndaloni shembjen e banesave te 5 Maji, duhet seancë dëgjimore banorë-bashki
Home
Politikë

KOMISIONI I LIGJEVE/ Bardhi: Ndaloni shembjen e banesave te 5 Maji, duhet seancë dëgjimore banorë-bashki

19 January, 2022 Delo.autor Politikë

Komisioni i Ligjeve është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar disa projektligje, mes të cilave rivlerësimi i pronave, por duket se opozita e ka kthyer vëmendjen e mbledhjes në situatën e shkatuar sot të 5 maji, ku disa banorë protestuan duke refuzuar që t’i prishej shtëpia e tyre në kuadër të zhvillimit urban të zonës si dhe rindërtimit të disa banesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Anëtari i PD, Gazment Bardhi ka kërkuar ndalimin e ndërhyrjes për prishjen e banesave në lagjen “5 Maj” në Tiranë si dhe zhvillimin e një seance dëgjimore mes banorëve që preken nga shembjet.

“Të mos kalohet vetëm me një fjali që kemi kërkuar informacione por t’i bëjmë thirrje në mënyrë të përbashkët, pa marrë meritën njëra apo tjetra palë, të gjithë bashkë t’i bëjmë thirrje institucioneve të ndërpresin procedurat, policia të tërhiqet, inspektorati i territorit të tërhiqet, të bëjmë seancë dëgjimore me banorët dhe bashkinë e Tiranës dhe institucionet e tjera të përfshira dhe të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme për qytetarët”, tha Bardhi.

Bardhi madje kërkoi nga socialistët që të vepronin në interes të qytetarëve dhe jo të “mos mërzisin Erion Veliaj dhe kanë frikë të veprojnë”.

“Nuk duhet të kemi frikë se na mërzitet Erion Veliaj, po t’i bëjmë thirrje policisë të tërhiqet në këtë moment. Ka më shumë policë atje, nuk lejohen gazetarët të kalojnë për të monitoruar situatën çfarë po bëhet, nuk lejohen banorët dhe të tjerë të asaj zone të kalojnë. Ka më shumë se dy mijë policë. Ky është terror. Dhe është detyra jonë të bëhemi zëri i atyre qytetarëve”, tha Bardhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI MANDATIN NGA DEKRIMINALIZMI/ Pjetri kërkon një shans të dytë: Po më mbështeti PS do kandidoj sërish për Shkodrën
Previous article KRIZA ENERGJITIKE NË KOSOVË/ Kurti: Rritja e çmimeve e vetmja rrugë që kemi përpara

Delo.autor

Postime të ngjashme

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

"KEMI BESIM TË PLOTË TE SPAK"/ Komisioni Europian për arrestimin e Vlora Hysenit: Ndjekim nga afër zhvillimet! Shqipëria progres në luftën kundër korrupsionit Breaking News

"KEMI BESIM TË PLOTË TE SPAK"/ Komisioni Europian për arrestimin e Vlora Hysenit: Ndjekim nga afër zhvillimet! Shqipëria progres në luftën kundër korrupsionit

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte Breaking News

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT