• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
5-VJEÇARI HUMBI JETËN NË AKSIDENT/ Ekspertët nxjerrin fajtor fëmijën, shoferi i dehur lihet i lirë
Home
Aktualitet
Kronikë

5-VJEÇARI HUMBI JETËN NË AKSIDENT/ Ekspertët nxjerrin fajtor fëmijën, shoferi i dehur lihet i lirë

18 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Kadri Malka nga Korça ankohet në emisionin Fiks Fare për mënyrën si është hetuar dhe gjykuar aksidenti në të cilin mbeti i vdekur nipi i tij 5 vjeçar.

Në 2017 në Kombinat, nipi i tij shtypet nga një automjet me pasojë vdekje.  I mituri gjendet poshtë gomave të një furgoni duke pasur goditje të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen. Por aktet e ekspertimit të bëra mbi ngjarjen flasin ndryshe dhe të dyja fajtor nxjerrin të miturin 5 vjeçar.

Z.Malka thotë se ka pasur shkelje në mënyrën e hetimit të ngjarjes.  Ai u shpjegon gazetarëve se janë bërë dy akte ekspertimi. Në aktin e parë të ekspertimit thuhet se fëmija  është futur në mes të gomave të furgonit, por nuk pati dëmtime të rënda. Në aktin e dytë thuhet se koka e fëmijës u gjet pas gomës së furgonit, por serish jo shumë e dëmtuar.

Dhe sipas këtij akti goma ka bërë një gjysmë rrotullim mbi kokën e fëmijës dhe sipas ekspertëve koka e  të miturit vetëm është gërvishtur. Gjithashtu këta ekspertë dalin në përfundimin se ka qenë një tjetër mjet që ka goditur fëmijën me pasojë vdekjen, dhe që është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë që shoferi i cili ishte në gjendje të dehur u la i lirë pikërisht nga ky akt ekspertimi dhe nuk pati asnjë pasojë ligjore.

“Por si nuk mund të dëmtojë shumë goma e një furgoni kur të kalon sipër kokës ?” pyet me të drejtë gjyshi i 5 vjeçarit të ndjerë.  Gjithashtu ai shpjegon se në aktin e ekspertimit thuhet se shoferi ishte i dehur, por po ecte me shpejtësi 20 km në orë dhe ka frenuar. Distanca e frenimit është shënuar 1.9 metra gjë që s’mund të ndodhë. Por mbi të gjitha thotë z Malka në aktet e ekspertimit thuhet se ka qenë fëmija që ka shkelur ligjin!  ” Se si mund të shkel ligjin një fëmijë 5 vjeç e 7 muaj kjo nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës”  thotë qytetari nga Korça .

Duke kërkuar drejtësi z .Malka  u është drejtuar të gjitha instancave ligjore të shteti dhe përgjigjia që ka marrë është se akoma nuk është gjetur makina që ka goditur fëmijën. Për këtë arsye i ka shkuar një shkresë Komisiaritit nr 6 në Tiranë nga prokuroria për gjetjen e automjetit që shtypi fëmijën. Dhe në pritje të përgjigjes nga komisariati prokuroria ka pezulluar hetimin.

Dy aktet e ekspertimit e nxjerrin fëmijën në dy pozicione të ndryshme. Sipas tyre shkak i aksidentit ka qenë një tjetër automjet dhe jo shoferi apo furgoni që fëmija ju gjet afër gomës. Gjykata ka vendosur rikthim të hetimit. Prokuroria pas vendimit të gjykatës  ka pezulluar çështjen duke ngarkuar Komisiariatin nr.6 të gjej shoferin tjetër që sipas tyre ka goditur fëmijën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA VJETORE E POLICISË BERAT/ Porosia e Gledis Nanos: Rrisni forcën goditëse ndaj krimit në të gjitha fushat
Previous article "ËSHTË SHUMË TURP"/ Arbri jep komentin e tij pëp papastërtinë në shtëpi

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë Aktualitet

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

I DËNUAR PËR 5 VRASJE NË TRE SHTETE/ Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri Aktualitet

I DËNUAR PËR 5 VRASJE NË TRE SHTETE/ Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT