• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS TAKIMIT ME RAMËN/ Erdogan pret Vuçiç: Dakordësi për të ndërmjetësuar krizën në Ballkan
Home
Nderkombetare

PAS TAKIMIT ME RAMËN/ Erdogan pret Vuçiç: Dakordësi për të ndërmjetësuar krizën në Ballkan

18 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha të martën se ai dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ranë dakord të ndërmjetësojnë bisedimet për zgjidhjen e krizës në Bosnjë, pas zgjedhjeve në Serbi, që pritet të mbahen në fillim të muajit prill.

Kriza u thellua pasi ligjvënësit nacionalistë në entitetin gjysmë autonom serb të Bosnjës së pasluftës, miratuan një mocion jodetyrues vitin e kaluar, për të filluar tërheqjen e rajonit nga forcat e armatosura, sistemi tatimor dhe gjyqësori i vendit, një veprim i mbështetur prej kohësh nga udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik.

Turqia, e cila ka lidhje të thella historike në Ballkan, e ka kritikuar veprimin si “të gabuar e të rrezikshëm” dhe është ofruar të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës, e cila ka nxitur frikën e një rikthimi në konfliktin etnik në Bosnje.

Pas luftës shkatërruese etnike të viteve 1992-95, që la pas vetes 100 mijë të vrarë, Bosnja u nda në dy rajone gjerësisht autonome; Republikën Serbe (RS) dhe Federatë e dominuar nga boshnjakët dhe kroatët, të lidhur nga një qeveri e dobët qendrore.

Duke folur me gazetarë së bashku me presidentin serb, Vuçiç, pas bisedimeve në Ankara, presidenti Erdogan tha se serbët, kroatët dhe boshnjakët duhet të përmbahen nga hapat që rrezikojnë tërësinë tokësore të Bosnjës dhe se të gjithë duhet të veprojnë “me një ndjenjë përgjegjësie”.

“Pas zgjedhjeve (serbe), ne duam të mbledhim udhëheqësit e tre grupeve në një takim dhe me të, të ndërmarrim hapa për të siguruar tërësinë tokësore të Bosnjës,” tha ai.

“Ne duam të mbledhim tre udhëheqësit e boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve dhe ta realizojmë këtë. Ne ramë dakord për këtë”, tha presidenti Erdogan, duke shtuar se bisedimet do të mund të mbaheshin në Stamboll ose në Beograd.

Turqia mbështeti udhëheqësin e ndjerë mysliman boshnjak të kohës së luftës, Alija Izebegoviç dhe ka krijuar marrëdhënie të mira me presidencën boshnjako-serbo-kroate të Bosnjës së pas luftës.

Më herët, presidenti Erdogan u citua nga mediat lokale të ketë thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama, Milorad Dodiku dhe zyrtarë të tjerë rajonalë, kishin shprehur mbështetjen për ofertën e tij të ndërmjetësimit dhe se Ankaraja do të intensifikonte diplomacinë e saj për të zgjidhur krizën.

Presidenti serb Vuçiç tha në konferencën me gazetarë se Serbia është e përkushtuar ndaj Bosnjës si një shtet i paprekshëm dhe se ruajtja e paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan është parësore së bashku “me respektimin e dallimeve”.

Presidenti Vuçiç i bëri thirrje Dodikut javën e kaluar që të kthehet në institucionet shtetërore të cilat Republika Serbe i ka bojkotuar që nga mesi i vitit 2021, për shkak të një ligji që dënon mohimin e gjenocidit.

Vendimet e gjykatës ndërkombëtare për krimet e luftës e kanë cilësuar si gjenocid masakrën e vitit 1995, kur forcat serbe vranë 8,000 burra dhe djem boshnjakë në Srebrenicë, gjë që mohohet nga nacionalistët serbë.

Serbia ishte mbrojtësja e separatistëve serbë boshnjakë të kohës së luftës dhe mbetet e afërt me entitetin serb të Bosnjës së pasluftës.

Retorika secesioniste e Milorad Dodikut, nxiti tubime dhe incidente nacionaliste serbe në qytetet anembanë Republikës Serbe.

Më herët gjatë këtij muaji, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Milorad Dodikut për korrupsion dhe kërcënim ndaj qëndrueshmërisë dhe tërësisë tokësore të Bosnjës.

Bashkimi Evropian tha gjithashtu javën e kaluar se udhëheqja serbe e Bosnjës do të përballet me sanksione të BE-së dhe humbje të ndihmës, nëse vazhdon të nxisë tensione.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ Regjistrohen 2,269 raste të reja dhe 24 viktima në 24 orët e fundit
Previous article PAPASTËRTIA NË SHTËPINË E "BIG BROTHER VIP"/ Banorët shpërthenjë kundër njëri tjetrit. Tension mes Ilirit dhe Donaldit

Delo.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT