Ashtu siç e kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama se përmes nisës së Këshillimit Kombëtar do të pyeste qytetarët për çështje me rëndësi për vendin, sot është zbardhur ky pyetësor. Pyetësori përmban 12 pyetje për çështje të ndryshme dhe opsionet që mund të zgjidhen nga qytetarët.
Report Tv siguron këtë pyetësor ku pyetjet janë për mbrojtjen sociale të nënave me më shumë se 3 fëmijë, ashpërsim të dënimit të autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda, amnistia e parave të fituara në emigracion, lejimi kultivimit, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit,
ndarja nga Maqedonia e Veriut në rrugëtimin e integrimit Europian apo pyetjet lidhur me nismën “Ballkani i Hapur”.
ne perditësim….


