Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “10 korriku” në qytetin e Vlorës.
Sigurohen pamjet nga vendi i ngjarjes dhe operacioni i zjarrfikësve të Vlorës, Mësohet se automjeti tip “Golf” ka qenë i parkuar poshtë një pallati dhe ka rrezikuar dhe mjetet e tjera që ndodheshin pranë.
Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve në kohë ka arritur ta shpëtojë mjetin që ishte përfshirë nga flakët dhe të izolojë zjarrin. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkak i zjarrit dhe policia ka nisur hetimet.


