• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DELTA VIJON TË QARKULLOJË”/ Mjeku Alimehmeti: Arsyet pse Omicron shkakton simptoma më të lehta
Home
Sociale

“DELTA VIJON TË QARKULLOJË”/ Mjeku Alimehmeti: Arsyet pse Omicron shkakton simptoma më të lehta

17 January, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Në këto momente në vendin tonë është duke mbizotëruar varianti Omicron i koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në një bisedë me Juli Xhokaxhi në “Radari Informativ” në ABC.

Megjithatë, Alimehmeti shtoi se varianti Delta vijon që të qarkullojë ende, por shumë shpejt do të “asimilohet” tërësisht. Nga fundi i janarit, në vendin tonë do të mbizotërojë tërësisht Omicroni.

“Omicronit iu deshën 4 javë nga fillimi i ngritjes së rasteve. Javët e para të janarit këtu….diku nga fundit i janarit do të jetë 95 për qind. Delta do të jetë në qarkullim edhe për dy javë, por nuk ka gjasë që të kthehet më.”

Mjeku sugjeroi se në varësi të variantit duhet të ndryshojë edhe sjellja jonë, megjithëse se shtoi se virusi do të bëjë punën e vet, me apo pa masa. Por si mund ta dallojmë Deltën apo Omicron nga gripi i zakonshëm. Alimehmeti thotë se është vështirë të dallohen pasi kanë simptoma të ngjashme.

“Në aspektin praktik, Delta, gripi dhe Omicron shkaktojnë virozë respiratorë si dhimbje gryke dhe trajtohet si virozë. Nëse komplikohet më pas fillon trajtohet edhe pneumonia.”

Ndërsa analizonte disa grafikë që tregojnë ecurinë e Deltës dhe Omicron në vendin tonë apo në Kosovë, Alimehmeti tregon se pavarësisht në cilën ditë ndodhet një pacient i infektuar, me Omicron risku për vdekshmëri është shumë afër zeros.

Kurse me Deltën, rasti është ndryshe, nga dita e 10 mund të jetë risku më i lartë.

“Omicron shumohet më shumë në hundë e në grykë. 10-fish më pak në mushkëri, aty jepen format e rënda. Kjo është një nga arsyet pse kemi forma të lehta nga Omicron.”

Po ashtu, mjeku epidemiolog konfirmoi se me shumë gjasa nga pranvera dalim nga pjesa akute e pandemisë dhe virusi mund të kthehet endemik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Meta: E kisha axhendën e zënë për t’u takuar me Erdogan, por nëse do ma kërkonte do bëja një sforcim
Previous article MOMENTI EPIK/ Shikoni si gjyqtari i “dogji” golin Milanit dhe më pas kërkoi falje… (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT