Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka mbërritur rreth orës 14:20 në Kryeministri ku ka nisur një takim me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.
Pas takimit, sipas axhendës, ku do nënshkruhen disa marrëveshjeve, do të mbahet edhe konferenca e përbashkët për shtyp.
Axhenda e presidentit turk do vijoje ne oren 16:00 me ceremonine e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut.
Ne oren 17:00 do te jete përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë ndersa ne oren 18:00 ai do te niset drejt aeroportit të Rinasit, duke permbyllur keshtu viziten e tij ne Tirane.


