• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGA E MALIT TË ZI DYSHOHET SE U NGARKUA NË VELIPOJË/ Shoferi i prangosur kyç gojën: Nuk e di se…
Home
Aktualitet
Kronikë

DROGA E MALIT TË ZI DYSHOHET SE U NGARKUA NË VELIPOJË/ Shoferi i prangosur kyç gojën: Nuk e di se…

17 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prej dy ditësh dy grupe hetimore kanë marrë në dorë çështjen e kalimit të lëndës narkotike nga Shkodra në Mali të Zi. Në fakt në rrjetën e hetimit janë vendosur doganierët e dy anëve kufitare, nga ku pretendohet se është lejuar të kalohet lënda narkotike në mjetin e ngarkuar me bimë medicinale.

Sipas të dhënave zyrtare hetimore, bëhet me dije se as Prokuroria e Shkodrës dhe as ajo malazeze ende nuk e kanë të qartë se ku është ngarkuar lënda narkotike, pasi drejtuesi i mjetit, i arrestuar në Mali të Zi, nuk ka mundur të japë asnjë informacion që e ndihmon hetimin.

Policia dhe Prokuroria e Shkodrës i kanë intensifikuar hetimet për të gjetur vendin e furnizimit, por nuk ia kanë dalë, pasi kamioni mësohet se është marrë i ngarkuar dhe i mbyllur nga ana e drejtuesit të prangosur tashmë.

Ai gjatë dëshmisë që ka dhënë për hetimin malazez ka treguar vetëm itinerarin që nga ku është nisur dhe se nuk ishte në dijeni se çfarë malli ka brenda ngarkesës. Shqiptari ka qenë duke kaluar tranzit nga Mali i Zi për të vazhduar në drejtim të Gjermanisë – një rrugë që ai e bënte prej disa kohësh.

Burimet konfidenciale bëjnë me dije se ka dyshime që lënda narkotike të jetë ngarkuar në zonën e Bërdicës, duke bërë të mundur kështu lidhjen e dy rasteve të zbuluara ditët e fundit. Por në Bërdicë të Shkodrës, Policia nuk ka mundur të zbulojë ndonjë vend ku mbahet lënda narkotike.

HETIMI PËR RASTIN E MALIT TË ZI

Referuar të dhënave hetimore bëhet me dije se Prokuroria ka nisur hetimin për një sërë kontrollorësh dhe zyrtarësh në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Ata janë vënë nën hetim pas sekuestrimit të rreth 300 kg hashash që u kapën tri ditë më parë në Mal të Zi.

Hetimet janë përqendruar te veprimet e tyre, që lidhen me mënyrën se si është proceduar me kontrollin e mjetit kamion që transportonte bimët mjekësore.

Po ashtu, mësohet se janë sekuestruar të gjitha praktikat që janë ndjekur në këtë rast me ngarkesën dhe mekanizimin e kalimit të tij në skaner. Ende nuk dihet se si është lënë të kalohet me një sasi aq të madhe lënde narkotike pa rënë në sytë e kontrollorëve.

Në fakt, edhe pak ditë më parë, skaneri i portit të Durrësit nuk e zbuloi ngarkesën prej 117 kg kokainë që vinte në ngarkesën e bananeve që ishte nisur nga Ekuadori. Madje fotografimi identifikues i ngarkesës rezultoi i pastër në praktikën që autoritetet portuale i dorëzuan grupit hetimor të Antidrogës.

Po ashtu, Prokuroria e Shkodrës po heton edhe aktivitetin e personave të arrestuar në laboratorin e rritjes së drogës në zonën e Velipojës, që e goditen pasditen e së shtunës.

Ata kanë dyshime se lënda narkotike që u kap në Mal të Zi të ketë dalë nga ky aktivitet edhe pse lënda që u sekuestrua dhe u asgjësua në këtë zonë ishte në rritje e sipër. Gjatë marrjes në pyetje të punëtorëve të “shtëpisë së barit” të Bërdicës, Prokuroria nuk ka mundur të zbulojë asnjë detaj, pasi ata nuk janë në dijeni të vendeve ku mbahet lënda narkotike pasi korret.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAIMIR TAHIRI MBËRRIN NË GJKKO/ Rinis përballjen me drejtësinë
Previous article ERDOGAN NË LAÇ/ Policia mbyll rrugët, mijëra shoferë të bllokuar në Fushë-Krujë dhe Rinas (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT