• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLOTËSIMI I NJË VENDI VAKANT/ Gjykata Kushtetuese hap procedurën për aplikime
Home
Sociale

PLOTËSIMI I NJË VENDI VAKANT/ Gjykata Kushtetuese hap procedurën për aplikime

16 January, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gjykata Kushtetuese këtë të dielë ka bërë me dije se ka hapur procedurën e aplikimit për plotësimin e një vendi vakant në këtë institucion për gjyqtar me mandat të plotë 9-vjeçar.

Përmes një njoftimi për mediat Kushtetuesja thekson se duhet të plotësohet vakanca e krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit Altin Binaj, në datën 02.05.2022, shpallur me vendimin nr. 41, datë, 22.12.2021 të Gjykatës Kushtetuese”.

Njoftimi i plotë:

Kuvendi i Shqipërisë, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, për mbarimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, z. Altin Binaj, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “b”, 179 të Kushtetutës, nenet 7, pika 2, 7/a, 7/c, dhe 7/dh, pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

Shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant (vakancë e plotë me mandat 9-vjeçar) për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit z. Altin Binaj, në datën 02.05.2022, shpallur me vendimin nr. 41, datë, 22.12.2021 të Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:

të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;

të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;

të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;

të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.

Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara më sipër duhet të plotësojë edhe këto kritere:

të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;

të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;

të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.

Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:

vjetërsisë në profesion;

përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;

kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;

treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;

ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;

informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant;

Jetëshkrimin me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/e-mail);

Fotokopje të kartës së identitetit;

Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërtetohet përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Formulari gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 14.02.2022 në zyrën e protokollit të Kuvendit, ose me postë në adresën: Kuvendi i Shqipërisë, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 4, Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO FLISNIM..."/ Noizy “gjuan” Bora Zemanin: Ja çfarë do kisha bërë po të isha vetëm me të në shtëpi
Previous article TRANSPLANTOI ZEMËR DERRI/ Kush është 57-vjeçari që tentoi të kryente një krim "pasioni" për dashurinë shumë vite më parë

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT