• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
LAJMI FANTASTIK/ Dy nga muralet e Tiranës renditen në 100 më të mirat e botës për 2021
Home
Kulturë

LAJMI FANTASTIK/ Dy nga muralet e Tiranës renditen në 100 më të mirat e botës për 2021

16 January, 2022 s.autor Kulturë

Imazhi i një vajze që mban një buqetë me lule në dorë në një nga pallatet e Tiranës dhe ai i një vajze në momente meditimi pranë një pallati te NSHRAK-u, janë kualifikuar në 100 finalistet për t’u shpallur vepra më e mirë në botë për vitin 2021.

Vepra e piktorit Gera në kuadër të “Mural Fest 2021” që u organizua në Tiranë dhe ajo Wild Drawing ia kanë dalë që të renditen tek veprat më të mira në botë për artin e rrugës ose siç njihet ndryshe Street Art. Për 12 muajt e fundit, Street Art Cities zgjodhën disa nga muralet më të mira në të gjithë globin dhe i shpërndanë ato në sondazhet e tyre të njohura të Instagram Story duke lënë audiencën të vendosë.

Kjo rezultoi në një listë me 100 veprat më të njohura të artit të vitit 2021, mes tyre dhe dy nga Tirana. Street Art Cities është një platformë globale me një mision për të promovuar dhe dokumentuar artin urban në botë. Pjesë e kësaj platforme janë 900 qytete me mbi 35 mijë vepra arti. 100 veprat më të mira të artit, ku bën pjesë dhe “Serena” e artistit shqiptar që mori pjesë në “Mural Fest 2021” dhe ajo Wild Drawing do i nënshtrohen një sondazhi në internet dhe fituesi do të shpallet të dielën më 6 shkurt.

“Mural Fest” u organizua nga Dekor Tirana, nën kujdesin e posaçëm të dy kuratorëve të njohur, Helidon Haliti dhe Qirjako Josifidhi.

Për të votuar për muralen më të mirë për vitin 2021, klikoni në këtë LINK: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfYEDuRxZUgQHAacmQzRZfXScJUx1X49pKRp4Mwfv2RPmEQ4g/viewform

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E PAPRITUR E ANAIDIT/ Zbulon 4 finalistët e Big Brother: Dalina Buzi di fituesin
Previous article TAKIMI ME DEMOKRATËT/ Basha pritet me ovacione dhe lule nga mbështetësit në Fier

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt Kulturë

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT