Partitë e qendrës së djathtë në Itali konfirmuan mbështetjen e tyre ndaj ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, i cili është aktualisht kandidat për kreun e shtetit.
Në një deklaratë të përbashkët, ata nënvizuan se Berlusconi është personi më i përshtatshëm për postin e kryetarit të shtetit.
“Qendra e djathtë, e cila përfaqëson shumicën relative në asamblenë e thirrur për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, ka të drejtën dhe detyrën të propozojë kandidaturën në nivelin më të lartë të institucioneve. Drejtuesit e koalicionit kanë rënë dakord që Silvio Berluskoni është figura e duhur për të mbushur postin e lartë në këtë moment të vështirë me autoritetin dhe përvojën që meriton vendi dhe që italianët presin. Prandaj i kërkojnë të shpërbëjë në një kuptim të favorshëm rezervën e ruajtur deri më tani”thuhet në deklartën.
Partia Demokratike e qendrës së majtë të Italisë, e cila ka përjashtuar kategorikisht mbështetjen për Berlusconin është shprehur e zhgënjyer dhe e shqetësuar për këtë vendim.


