• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KINI FRIKË DHE LLOGARISNI…”/ BE dhe Gjermania reagojnë të alarmuara: Sulmi, jashtëzakonisht shqetësues
Home
Nderkombetare

“KINI FRIKË DHE LLOGARISNI…”/ BE dhe Gjermania reagojnë të alarmuara: Sulmi, jashtëzakonisht shqetësues

15 January, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria në Kiev njoftoi për një sulm kibernetik në shkallë të gjerë në faqen qendrore të internetit të qeverisë – dhe dyshimet i ka në drejtim të Moskës. BE reagon e alarmuar.

Faqja online e Ministrisë së Jashtme në Kiev ashtu si dhe faqet e Ministrive asaj për Mbrojtjen nga Katastrofat dhe të Shkencës si dhe të kabinetit qeveritar nuk ishin të aksesueshme. Të premten (14.01) në mëngjes faqja e Ministrisë së Jashtme ishte përkohësisht e bllokuar dhe në monitor shfaqeshin fjalët provokuese “kini frikë dhe llogarisni më të keqen” në gjuhën ukrainase, në rusisht dhe në polonisht.

Sipas të dhënave të shërbimeve sekrete ukrainase gjatë këtij sulmi kibernetik nuk janë vjedhur të dhëna personale. Faqet e prekura janë sërish të aksesueshme, vuri në dukje shërbimi sekret SBU. Një njësi e specializuar ndaj sulmeve kibernetike ka nisur hetimet.

BE dhe Gjermania kanë siguruar se do të ndihmojnë

Sulmi masiv kibernetik ndaj pikave qendrore të qeverisë e ka tronditur Perëndimin. BE dhe Gjermania i siguruan ndihmë Ukrainës. I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, tha gjatë takimit të ministrave të jashtëm në Brest të Francës, se BE-ja do të mobilizojë të gjitha mjetet për të mbështetur Kievin.

Ndër të tjera u planifikua një mbledhje urgjente e komitetit politik dhe të sigurisë të BE-së. Në të diskutohet edhe për ndihmat teknike për Ukrainën.

Nëse pas sulmit kibernetik qendron Rusia, kjo është e paqartë, tha Borrell: “Ne nuk kemi dëshmi, por edhe mund të mendohet një gjë e tillë.”

“Jashtëzakonisht shqetësuese”

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Berlin vuri në pah gatishmërinë gjermane për të ndihmuar Ukrainën. Do të verifikohet se si mund të jetë kjo mbështetje. Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, e quajti sulmin kibernetik „jashtëzakonisht shqetësues”.

Në takimin në Brest ai tërhoqi vëmendjen, se sulmet kibernetike mund të jenë sinjale paralajmëruese për aktivitete ushtarake.

Qeveria ukrainase njoftoi, se „sipas të dhënave të para” është Rusia përgjegjëse për sulmin hacker. Në mediet ruse ka pasur të dhënat e para lidhur me sulmin, përpara se Ukraina të prekej nga ky sulm.

Edhe gjatë sulmeve të tjera kibernetike ndaj faqeve të internetit të qeverisë dhe institucioneve të tjera të rëndësishme Kievi në mënyrë të përsëritur ka përmendur Kremlinin si shkaktar. Nga Moska nuk ka asnjë reagim.

Sulmi kibernetik ndodh në një kohë kur janë ashpërsuar tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit në konfliktin e Ukrainës. Në sfondin e marshimit masiv të trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, Perëndimi druan, se Moska mund ta sulmojë vendin fqinj.

Të enjten (14.01) Borrell deklaroi një nismë të BE-së për kualifikimin në fushën e sigurisë kiberenetike për kuadro drejtuese të ushtrisë ukrainase.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI/ Raportohet për 15 banesa të dëmtuara në Fushë-Arrëz, vijojnë verifikimet në terren
Previous article "NË KËTË 30-VJETOR NDIHEM..."/ Bora Zemani thotë se është mirë pa Donaldin: Jam e përmbushur në çdo aspekt

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT