Shtetasit Florid Gërxholli nga Gjirokastra dhe Enea Hasanaj nga Delvina, janë arrestuar nga policia e Sarandës pasi gjatë kontrollit fizik nga efektivët iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin F. G.,29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Delvinë, sepse gjatë kontrollit fizik iu gjet një perforcuese grushti (dorezë metalike)”, thuhet në njoftimin e policisë.


