• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ Prokurorit të Durrësit në KPK i kërkohen sqarime për apartamentet e të shoqes dhe denoncimet për profesionalizmin
Home
Aktualitet
Kronikë

VETTINGU/ Prokurorit të Durrësit në KPK i kërkohen sqarime për apartamentet e të shoqes dhe denoncimet për profesionalizmin

14 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kërkoi prokurorit të Durrësit, Drini Pali sqarime për dy apartamente që bashkëshortja kishte marrë nga prindërit e saj dhe disa denoncime në kriterin e profesionalizmit. Pali këmbënguli se kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret dhe kërkoi konfirmim në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të premten seancën dëgjimore ndaj prokurorit të Durrësit, Drini Pali. Gjatë seancës u vu në dukje se Palit, i cili i ishte nënshtruar hetimit në të tre kriteret, i ishin kërkuar sqarime sa i përket dy apartamenteve me vlerë 6.6 milionë lekë, të cilët bashkëshortja i kishte marrë si dhuratë nga prindërit e saj.

Atij po ashtu iu kërkuan sqarime bazuar mbi katër denoncime dhe një informacion konfidencial që KPK kishte marrë sa i përket profesionalizmit.

Prokurori këmbënguli se dy apartamentet, për të cilat mes bashkëshortes së tij dhe prindërve të saj ishin nënshkruar kontrata shitblerje, ishin dhurata. Ai kundërshtoi gjetjet në kriterin e profesionalizmit dhe pretendoi se vonesat në hetim vinin nga kompleksiteti i çështjeve dhe ngarkesa në punë.

Avokatja e tij, Antoneta Sevdari tha se ata besonin që pasuritë për të cilat ishin kërkuar sqarime nuk verifikoheshin nga vetingu, pasi ishin pasuri të ndara të bashkëshortes, por se subjekti kishte pranuar të jepte sqarime për to.

Procesi i tij i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja kryesuese, Roland Ilia anëtar dhe Firdes Shuli relatore.

Drini Pali përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Marre me shkurtime nga Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASKAT QË NA MBROJNË MË MIRË/ Ekspertët: N-95 më efektshmja ndaj Omicron
Previous article "PSE KE FRIKË TË MË PREKËSH..."/ Pas aludimeve për ndarje, Beatrix dhe Donald i sqarojnë të gjitha

Delo.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT