• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Pse Omicron po shkakton një lloj të ri epidemie?
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Pse Omicron po shkakton një lloj të ri epidemie?

14 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Nga Emma Thomson, The Guardian

Që kur Omicron u shfaq për herë të parë në fund të nëntorit, ekipet e shkencëtarëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë janë përpjekur për të kuptuar natyrën e virusit të ri. Rezultatet e deritanishme sugjerojnë se ky variant i ri po prodhon një epidemi shumë më ndryshe që mund të nënkuptojë se edhe qasja jonë ndaj tij duhet të ndryshojë.

Omicron shkaktoi shqetësim në komunitetin shkencor sepse përmbante 50 mutacione në krahasim me virusin origjinal, shumë prej të cilëve dihej se prodhonin ndryshime të rëndësishme te variantet e tjera. Këto u fokusuan në proteinën e “spike” dhe vepron si çelës për të hyrë  në qelizat njerëzore.

Sipas shkencëtarëve, një ndryshim kaq i madh në strukturën e “spike” ka shumë të ngjarë të ndikojë në mbrojtjen e vaksinave.

Gjithashtu sipas të dhënave, dy doza AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna ishin dukshëm më pak efektive kundër Omicron në krahasim me variantet e tjera. Kjo mund të shpjegojë pjesërisht pse Omicron është më e transmetueshëm se disa variante të tjera, duke qenë se të gjitha vaksinat e  licencuara deri më sot bazohen në rritjen e imunitetit ndaj proteinës “spike” të variantit që u shfaq në Wuhan në dhjetor 2019, raporton abcnews.al

Megjithatë, përgjigja ndaj tre vaksinave u përmirësua dukshëm. Prandaj, strategjia e Mbretërisë së Bashkuar për të  miratuar dozën përforcuese pas zbulimit të Omicron  ishte diçka pozitive dhe do të ketë pasur një ndikim të madh në numrin e rasteve të rënda. Fatkeqësisht, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të parandaluar që sistemet shëndetësore të jenë nën presion pas rritjes së shtrimeve në spital dhe numri të vdekjeve.

Ekziston gjithashtu presioni i shtuar i mungesës së stafit si rezultat i izolimit të Covid. Ndërkohë, njerëzit që janë më të moshuar ose kanë sëmundje  të tjera janë më të rrezikuar që të zhvillojnë simptoma të rënda.

Këto ndryshime në proteinën spike nuk ndikojnë vetëm në përgjigjen e Omicron ndaj vaksinave.  Sipas disa studimeve, Omicron ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si hyn në qelizat në trupin e njeriut. Raportet e hershme sugjerojnë gjithashtu se Omicron mund të shkaktojë një sëmundje pak më të rëndë, e cila mund të lidhet me ciklin jetësor të virusit, raporton abcnews.al

Shkëncëtarët kanë zbuluar se ndërsa  variantet e mëparshme hyjnë në qelizat njerëzore duke u shkrirë me membranën qelizore, e cila mund të shkaktojë sëmundje të rëndë duke lejuar transmetimin e virusit nga qeliza në qelizë, Omicron në vend të kësaj mbështillet nga membrana qelizore brenda një kapsule e cila më pas injektohet brenda qelizës.

Ajo shpëton nga kjo kapsulë me ndihmën e proteinave të ndryshme në qelizën e quajtur katepsina përpara se të mund të ndahet dhe më pas të infektojë qelizat e tjera. Këto gjetje tani janë konfirmuar nga studiuesit e Imperial College London, të cilët theksuan se Omicron mund të infektojë në mënyrë preferenciale qelizat në hundë dhe ka më pak gjasa të infektojë qelizat e mushkërive.

Hulumtimet e mëtejshme do të na ndihmojnë të kuptojmë nëse duhet të ndryshojmë masat  për të parandaluar transmetimin e virusit. Mënyra më e mirë për të rritur imunitetin tonë kundër këtij varianti të ri ka shumë të ngjarë të jenë vaksinat që synojnë Omicron (dhe variante të tjera që nuk kanë evoluar ende).

Këto do të duhet të testohen në provat klinike. Prandaj është e rëndësishme marrja e tre dozave pasi kjo do tu japë më shumë kohë shkencëtarëve. Shfaqja e varianteve të reja, të cilat ndoshta do të vazhdojnë, do të thotë se Covid kërkon që ne të jemi të shkathët në kërkimin dhe përgjigjen tonë ndaj virusit – çfarëdo forme që do të marrë në të ardhmen./ abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAKINA LËVIZTE ME TARGA TË VJEDHURA/ Dy persona braktisin mjetin në Fushë-Krujë dhe largohen në drejtim të paditur
Previous article PROTESTA E 8 JANARIT/ Gazment Bardhi mbërrin në Prokurorinë e Tiranës, Basha dëshmon në mesditë

Delo.autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT