• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“AI DËGJONTE ZËRA…”/ Tronditi Anglinë teksa i preu kokën shefit me thikë, shqiptari kërkon t’i shpëtojë burgut përjetë
Home
Aktualitet
Kronikë

“AI DËGJONTE ZËRA…”/ Tronditi Anglinë teksa i preu kokën shefit me thikë, shqiptari kërkon t’i shpëtojë burgut përjetë

14 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një kamarier shqiptar, i cili i preu kokën shefit të tij me thikë djathi, sepse “e detyroi Zoti”, ka vendosur të apelojë burgimin e përjetshëm. Jonathan Limani e vrau Christopher Varian në Oxfordshire Golf Club në Thame, në Gusht të 2010-s, disa javë pasi kishte mbërritur në Britani.

Limani, një shqiptar me pasaportë suedeze, e vrau Varian në kohën kur ky i fundit po pinte një cigare.

Gjykatësi Anthony King e dënoi atë me burgim të përjetshëm në 2012-n, me një minimum prej 19 vitesh në qeli.

Fillimisht ai u izolua në spitalin psikiatrik të sigurisë së lartë Broadmoor, por më pas u rikthye në Suedi. Tanimë mediat suedeze raportojnë se një gjykatës në rajonin e Örebro, ka refuzuar kërkesën e 44-vjeçarit për ta konvertuar dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me vite të caktuara burgu.

Norrtälje Tidning raporton se një bord mjekësh thanë se Limani përbën rrezik për shoqërinë, pavarësisht se mësohet të ketë shfaqur pendesë për krimin makabër.

Në kohën kur u shpall fajtor, mjeku psikiatër Michael Alcock tha se ai vuante nga skizofrenia paranojake dhe se ishte një individ tejet i rrezikshëm. Mjeku i tha në atë gjykatës në Oxford se Limani besonte që Varian kishte bërë pakt me djallin që t’i bënin atij keq.

“Ai dëgjonte zëra nga Zoti (që e thërriste) për të parandaluar këtë konspiracion dhe kur të vinte momenti ta vriste shefin e tij në mënyrën siç e bëri”, tha Alcock.

Rreth orës 03:00 të së shtunës së 21 Gushtit, Varian po bënte një pushim të shkurtër pasi kishte mbikëqyrur një dasmë në ambientin e tij. Limani mori një thikë që përdorej për prerjen e djathit, dy kate poshtë zonës ku pihej duhan dhe i preu shefit të tij kokën. Prokurori Alan Blake tha se dëshmitarë iu lutën që të ndalonte, por Limani e çoi krimin deri në fund.

Limani kishte dy kombësi, pasi kishte jetuar në Suedi që prej vitit 2002.

Në këtë shtet ai kishte kartelë, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Atij iu dha leje që të punonte në Britani nga një agjenci punësimi suedeze dhe kishte nisur punë në klubin e golfit pak javë përpara se t’i merrte jetën pronarit të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRIDHET TOKA/ Tërmeti me magnitudë 6.5 trondit Indonezinë
Previous article "FAST AND FURIOUS" NË KAMËZ/ Lëviznin me targa të vjedhura i shpëtojnë ndjekjes së policisë. Çfarë ndodhi në mesnatë

Delo.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë Aktualitet

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë Aktualitet

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT