• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMIGRACIONI I LARTË/ Shqipëria po “korr” pasojat e mungesës së investimeve në arsim dhe tek të rinjtë
Home
Sociale

EMIGRACIONI I LARTË/ Shqipëria po “korr” pasojat e mungesës së investimeve në arsim dhe tek të rinjtë

14 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) vuri në dukje se nëse nuk hartohen politika për të adresuar emigracionin dhe shkallën në rënie të lindjeve, me shumë gjasa popullsia shqiptare do të vazhdojë të bjerë.

“Emigracioni i të rinjve jo vetëm që redukton në mënyrë të pashmangshme dhe eksponenciale shkallën kombëtare të lindjeve, por edhe ka ndikuar negativisht në ekonomi, mekanizmat e kujdesit social dhe modelet familjare, si dhe ka penguar rritjen dhe zhvillimin ekonomik duke gërryer kapitalin shoqëror të vendit” thuhet në analizën për situatën e fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri.

Studimet që ka referuar UNICEF tregojnë se fëmijët dhe prindërit e shohin emigracionin si një zgjedhje pozitive. Vendimi i thuajse 60% të maturantëve për të studiuar jashtë vendit pasqyron jo vetëm vlerësimin që kanë lidhur me perspektivat e tyre ekonomike, por edhe sistemin arsimor kombëtar.

Gjatë periudhës 2015-2019, rritja e PBB-së në Shqipëri arriti një mesatare prej 3.26 për qind në vit, megjithatë, rritja e të ardhurave kombëtare nuk është përkthyer në përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, ose mbrojtjes sociale, dhe qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë investuar mjaftueshëm në shërbimet për fëmijë.

Shpenzimet publike për arsimin arritën vetëm 3.4 për qind të PBB-së në Shqipëri në vitin 2020, që është më pak se mesatarja e OECD-së (5.4%) dhe BE-së. Gjithashtu shpenzimet publike në Shëndetësi si përqindje e PBB-së arritën vetëm në 3.2 për qind në vitin 2020, ndërsa shpenzimet në shëndetësi si përqindje e shpenzimeve totale buxhetore ishin me ulje.

Shqipëria u rendit e fundit në indeksin Evropian për Shëndetin e Konsumatorit në vitin 2018, për shkak të alokimit të ulët shpërpjesëtimor të burimeve drejt kujdesit shëndetësor parësor (KSHP), veçanërisht për shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Kombet e Bashkuara nëpërmjet UNICEF mendojnë se Shqipëria ka ende hapësira për të rritur të ardhurat e disponueshme për fëmijët, edhe në kontekstin e rënies së PBB-së për shkak të COVID-19.

Aktualisht, Shqipëria mbledh taksa të barasvlershme deri në rreth 27.3 për qind të PBB-së së saj kundrejt një mesatareje të vendeve të OECD-së prej 34 për qind. Sipas Kombeve të Bashkuara humbja e taksave nëpërmjet tregut informal të punës është një tjetër fushë e reformës fiskale që mund të përdoret për përfitime direkte të familjeve, ashtu si dhe rikuperimi i fondeve të humbura nga korrupsioni dhe keq menaxhimi.

Modelet e zhvillimit të një vendi nuk do të mund të zbatohen nëse qeveria nuk investon tek grupet më të reja të popullsisë për ti arsimuar për tiu siguruar një ambient që të rriten të shëndetshëm. Studimi i UNICEF referon se ekzistojnë pak informacione rreth statusit të shëndetit mendor të popullsisë, sidomos tek adoleshentët.

Megjithatë, rritja vjetore në 60 për qind (nga 2016– 2017) e grupmoshës 0–14 vjeç, që kryen vizita të shëndetit mendor në poliklinikat e bashkive, dhe rritja në 89 për qind e vizitave spitalore për 0–24 vjeçarët, e kombinuar me një shkallë të lartë vetëvrasjeje prej 6.03 për 100,000 persona nga popullsia e grup moshës 10–24 vjet, duhet të shërbejë si alarm për adresuar situatën menjëherë, këshillon UNICEF./Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Banka e Shqipërisë: Kontratat porositëse në ndërtim, në rënie të fortë prej të paktën pesë vitesh. Kush po blen?
Previous article HOROSKOPI, 14 JANAR 2022/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Delo.autor

Postime të ngjashme

KUSHTE ATMOSFERIKE TË QËNDRUESHME, VRANËSIRA NË.../ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KUSHTE ATMOSFERIKE TË QËNDRUESHME, VRANËSIRA NË.../ Parashikimi i motit për ditën e sotme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT