Policia greke arrestoi dy shqiptarë dhe sekuestroi 1 kilogram kokainë gjatë një operacioni në Pire të Athinës.
Droga ishte fshehur në shtëpinë e tyre, pas një ikonë të Shën Mërisë të varur në mur.
Bashkë me kokainën u gjetën dhe disa gramë heroinë dhe 12 mijë euro, që vinin nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Shqiptarët e arrestuar, një 44-vjeçar dhe një 33-vjeçare janë çuar në Prokurori me akuzën për trafikim droge.


