• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITË ZYRTARE NË GREQI/ Balluku takim me Ministrin e Energjisë e të Transporteve: Memorandum bashkëpunimi për lidhjen e…
Home
Politikë

VIZITË ZYRTARE NË GREQI/ Balluku takim me Ministrin e Energjisë e të Transporteve: Memorandum bashkëpunimi për lidhjen e…

13 January, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku është e pranishme në një vizitë zyrtare në Greqi, ku ka zhvilluar takime me Ministrin e Energjisë dhe të Ambientit, Kostas Skrekas, Ministrin për Infrastrukturën dhe Transportin, Kostas Karamanlis dhe zëvendësministrin e Jashtëm për Çështjet Ekonomike, Kostas Fragogiannis. Balluku bën me dije se me Ministrin e Energjisë u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në shkëmbimin e energjisë, teksa theksoi se linja e interkoneksionit mund të përdoret për të depozituar energji në të dyja vendet.

Po ashtu ajo shtoi se në takim u diskutua edhe për asistencën teknike që mund të marrë vendi ynë nga Greqia për krijimin e baterive të magazinimit të energjisë.

“Në takimin me Ministrin e Energjisë diskutuam për të gjitha mundësitë e bashkëpunimit në shkëmbimin e energjisë. Shqipëria dhe Greqia janë të lidhur përmes një linje moderne të interkoneksionit që mund të përdoret për të depozituar energji në të dyja vendet tona ose për të krijuar kontrata shitje afatgjata që do të kenë një çmim shumë më të ulët se tregu. Diskutuam për asistencën teknike që ne mund të marrim për krijimin e baterive, të magazinimit të energjisë”, tha ministrja.

Balluku shtoi po ashtu se në takimin me Ministrin e Transportit mori angazhimin e tij për firmosjen e një memorandumi bashkëpunimi sa i përket projektit të ndërtimit të hekurudhës së përbashkët që lidh dy shtetet e që duhet të ndërtohet nga Pogradeci. Ministrja përmendi edhe projektin e Korridorit Blu, teksa tha se do të rinisë në vend pas pezullimit për shkak të pandemisë, ndërsa shtoi se Greqia po nis pjesën që do të lidhë autostradën Joniane atë në pikën e daljes në Janinë me pikën kufitare të Kakavijës.

“Në takimin me Ministrin e Transportit, ai u angazhua për firmosje e një memorandumi bashkëpunimi dhe mirëkuptimi sa i përket projektit të përbashkët që lidh dy shtete tona përmes hekurudhës që duhet të ndërtohet nga Pogradeci deri në daljen e Kriopig-is. Folëm për projektim e madh ndëreuropian të Korridorit Blu që për shkak të pandemisë në Shqipëri u shty. Tani është koha e duhur për ne për ta nisur, por është edhe momenti kur shteti grek po nis pjesën që do të lidhë autostradën Joniane atë në pikën e daljes në Janinë me pikën kufitare të Kakavijës. Me shpresën që Mali i Zi në të ardhme të bëjë pjesën e tij”, shtoi ministrja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË KA DHUNUAR DHE TRADHËTUAR"/ Zbulohet ish-bashkëshorti i Arjola Demirit, i përfshirë në “masakrën e Bllokut”
Previous article "MOS E NEGLIZHONI"/ Shkencëtarët zbulojnë një simptomë të re të variantit Omicron

s.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT