• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta kryebashkiaku socialist i Fierit, mjeku i njohur Nikollaq Koshovari
Home
Aktualitet
Kronikë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta kryebashkiaku socialist i Fierit, mjeku i njohur Nikollaq Koshovari

13 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit Nikollaq Koshovari, ka ndërruar jetë. Miqtë dhe kolegët e tij bëjnë me dije se mjeku i njohur fierak ka vdekur dje, më 12 janar, si pasojë e një sëmundje të gjatë dhe të lodhshme.

Gjatë viteve 2000-2003, Nikollaq Koshovari ka qenë kryetar i Bashkisë së Fierit.

“Pas një sëmundjeje të gjatë e të lodhëshme,pushoi së rrahuri zemra e dr.Nikollaq Koshovarit, njerit prej mjekëve më të spikatur ndër vite të spitalit të Fierit e më gjerë, duke lënë në pikëllim familjen, të afërmit, miqtë e kolegët.

Kirurg i talentuar e i pasionuar pas profesionit, me duart e tij ka shpëtuar jetët e qindra qytetarëve fierakë, mallakastriotë, të rrethinave e më tej, duke u bërë shembull i mjekut të devotshëm, të palodhur e të sakrificës”, shkruan kolegia e tij, Ilinka Dimashi.

Shkrimi i plotë:

Ndahet nga jeta dr. Nikollaq  Koshovari Pas një sëmundjeje të gjatë e të lodhëshme,pushoi së rrahuri zemra e dr. Nikollaq Koshovarit, njerit prej mjekëve më të spikatur ndër vite të spitalit të Fierit e më gjerë,duke lënë në pikëllim familjen,të afërmit,miqtë e kolegët.

Kirurg i talentuar e i pasionuar pas profesionit , me duart e tij ka shpëtuar jetët e qindra qytetarëve fierakë,mallakastriotë,të rrethinave e më tej,duke u bërë shembull i mjekut të devotshëm,të palodhur e të sajrificës.

Si qytetar i kulturuar,fisnik,human,bujar e zemërgjerë, ai ndodhej kudo ku njerëzit, të njohur a të panjohur, kishin nevojë për të,duke ua lehtësuar plagët.

Ai e donte Fierin, fierakët dhe spitalin e konsideronte si shtëpinë e tij të dytë, ndaj në kohët e herëshme kur ishte drejtues i tij,me një vullnet e përkushtim të madh, mundi te siguronte aparatura e pajisje mjeksore , qe spitalet e tjera i kishin zili e që deri vonë mbaheshin mend si aparatura “te kohës së Nikollaqit”.

Me cilësitë e tij te çmuara njerëzore e profesionale, emri i tij ishte vendosur me kohë ne plejaden e mjekëve të shquar të spitalit e qarkut të Fierit dhe sot ndahet nga jeta, i nderuar e respektuar nga të gjithë kolegët,miqtë e besoj nga gjithë bashkëqytetarët e tij, të cilët ai i donte aq shumë.

Lamtumirë i nderuar koleg, mbetsh i paharruar e të qoftë dheu i lehtë! Ngushēllime të thella Mirës(bashkëshortes), femijëve Lorina e Gjergji e gjithe të tjerëve!

Screenshot 2 10
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS E NEGLIZHONI"/ Shkencëtarët zbulojnë një simptomë të re të variantit Omicron
Previous article HUMBJA NË FINALEN E SUPERKUPËS SË ITALISË/ Bonucci përgëzon Interin: Ne luftuam, por nuk mjaftoi

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT