• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAPËN 119 KG KOKAINË NË BANANE/ Zbardhet itinerari i kontejnerit! Ngarkesa u nis nga porti Bolivar i Ekuadorit
Home
Aktualitet
Kronikë

U KAPËN 119 KG KOKAINË NË BANANE/ Zbardhet itinerari i kontejnerit! Ngarkesa u nis nga porti Bolivar i Ekuadorit

13 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhet itinerari i kontejnerit me banane, brenda të cilit u gjetën 191 kg kokainë pak ditë më parë në një magazinë në zonën e Vaqarit, në rrethinat e Tiranës.

Burime nga grupi hetimit thanë për gazetën “Panorama.al” se kontejneri ka shëtitur në të paktën gjashtë porte dhe i janë dashur plotë 52 ditë për të mbërritur në destinacion (Porti Durrës). Mësohet se kontejneri me banane, ishte nisur nga porti Bolivar (Ekuador) me datën 5 nëntor 2021 dhe mbërriti pas 52 ditësh më Portin e Durrësit, konkretisht me datë 26 dhjetor të vitit të kaluar.

“Kontejneri është nisur në datën 5 nëntor nga porti i Bolivarit dhe një ditë më pas (6 nëntor), është transferuar në portin e qytetit të Guayaquil. Kontejneri ka qëndruar disa ditë në portin e Guayaquil dhe është nisur drejt portit të Rodman në Panama. Nga porti i Rodman, anija me kontejnerin është zhvendosur në portin e Colon, po në Panama. Në këtë port, kontejneri është gjurmuar në datën 23 nëntor, pra 18 ditë pasi u nis nga porti i Bolivarit në Ekuador. Nga porti i Colon në Panama, kontejneri është nisur drejt Italisë dhe mbërriti pas 14 ditësh (7 dhjetor) në portin e Gioia Tauro në Italinë Perëndimore.

Ndalesa e radhës dhe e fundit ishte porti i Durrësit, ku kontejneri mbërriti me 26 dhjetor, pas plotë 52 ditesh nga nisja në Ekuador”, konfirmuan burime nga grupi hetimit ngritur për të hetuar rastin në fjalë të trafikimit të 191 kilogramë Kokainë nga Amerika Latine drejtë Shqipërisë. Gjithashtu, mësohet se kontejneri ka dalë nga Porti i Durrësit për t’u depozituar në magazinat e kompanisë së importit të bananeve në Tiranë dy ditë pas mbërritjes, konkretisht në 28 dhjetor.

ZBULIMI I KOKAINËS

Lënda narkotike është zbuluar në një magazinë në zonën e Vaqarit në Tiranë me datë 30 dhjetor. Ishte vetë kompania e cila lajmëroi Policinë, pas më shumë se 10 orësh, se shoferi që kishte transportuar kontejnerin nga porti i Durrësit kishte raportuar tek eprorët se në zonën e Romanatit i kishin dalë përpara katër persona dhe kanë kontrolluar kontejnerin dhe më pas janë larguar, duke e kërcënuar se nëse do të fliste do t’i shuanin familjen. Më pas, Trifon Murataj, pronari i kompanisë së bananeve “Zico Sha”, 1 ditë me vonesë ka njoftuar kreun e Policisë Gledis Nanon në telefon. Forcat e Rendit kanë shkuar më pas në magazinat e kompanisë dhe kanë zbuluar sasinë e lëndës narkotike.

Çuditërisht, kontejneri rezultoi i pastër në skaner në pikën kufitare të portit të Durrësit. Pesë persona kanë përfunduar në prangat e Policisë në lidhje me ngarkesën e kokainës, e cila ishte fshehur brenda kutive me banane. Sasia e drogës dyshohet të ketë qenë rreth një ton, por katër personat në Durrës kanë tërhequr pjesën më të madhe për llogari të një grupi kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Sheikët e Newcastle kryejnë goditjen e dytë në merkato, firmosin me sulmuesin 30-vjeçar
Previous article ME MASKË DHE DY GISHTA LART/ Momenti kur Berisha mbërrin në Prokurori, çfarë nuk u pa nga kamerat (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT