• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË PO NDODH NË SHBA? Shënohet niveli më i lartë i inflacionit në 40 vjet, si ndryshuan çmimet e mallrave të konsumit
Home
Nderkombetare

ÇFARË PO NDODH NË SHBA? Shënohet niveli më i lartë i inflacionit në 40 vjet, si ndryshuan çmimet e mallrave të konsumit

13 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në Shtetet e Bashkuara çmimet e mallrave të konsumit u rritën 7% në muajin dhjetor krahasuar me një vit më parë, duke shënuar shkallën më të lartë të inflacionit në 40 vjet, sipas një raporti qeveritar të publikuar të mërkurën nga Departamenti i Punës.

Çmime më të larta u vunë re në të gjitha aspektet e ekonomisë amerikane gjatë vitit 2021, me rritjet më të mëdha që nga viti 1982. Në nëntor rritja e çmimit të mallrave arriti në 6.8%.

Analistët thonë se kërkesat e mëdha të konsumatorëve u përballën me mungesat e furnizimeve si rezultat i pandemisë, duke rritur çmimet gjatë vitit, sidomos në industrinë e automobilëve dhe atë të prodhimit të mobiljeve si dhe çmimet e ushqimeve dhe të karburantit.

Pavarësisht rritjes së inflacionit nga një vit tek tjetri, Presidenti Joe Biden tha se raporti “tregon një ulje domethënëse të inflacionit gjatë muajit të shkuar, me çmimet e ushqimeve dhe të karburantit në rënie”.

Ai tha se kjo “tregon se ne po bëjmë përparime në ngadalësimin e shkallës së rritjes së çmimeve. Në të njëjtën kohë, raporti nxjerr në pah se ende kemi më shumë punë për të bërë, me rritjen e çmimeve ende shumë të larta që po ndrydhin buxhetet e familjeve amerikane”.

Rritja e shpejtë e kostos për konsumatorët ka tëherqur vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë dhe të hartuesve të politikave të bankës qendrore amerikane, që njihet si Rezerva Federale, edhe pse ata shprehen se presin që inflacioni të mbetet i lartë gjatë gjithë vitit.

Në nëntor, Presidenti Biden bëri thirrje që Komisioni Federal i Tregtisë të hulumtojë veprimet e kompanive të naftës dhe gazit nëse po dëmtojnë xhepin e konsumatorëve.

Banka qendrore po sinjalizon veprime të reja për të frenuar inflacionin duke i dhënë fund në mars mbështetjes së saj të drejtpërdrejt për ekonominë, më herët se ishte planifikuar, dhe duke rritur normën bazë të interesit që ndikon tek kostoja e huamarrjes për bizneset dhe konsumatorët.

Shefi i Rezervës Federale, Jorome Powell, i tha një komisioni të Kongresit të martën se ulja e çmimeve në nivele më të qëndrueshme ishte thelbësore për të siguruar një rimëkëmbje të qëndrueshme nga pandemia. /VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRATIS NGA BURGU DHE MORI PENG DY PUNONJËS/ I riu belg përleshet me armë me policinë, vritet
Previous article TRAGJIKE NË VLORË/ Digjet një banesë, humb jetën një 55-vjeçar

Delo.autor

Postime të ngjashme

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT