• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KONFLIKTI RUSI-SHBA NË TIRANË”/ Ngjela: Berisha të ikë në shtëpi, Basha ngjitet lart në …
Home
Politikë

“KONFLIKTI RUSI-SHBA NË TIRANË”/ Ngjela: Berisha të ikë në shtëpi, Basha ngjitet lart në …

12 January, 2022 Delo.autor Politikë

Avokat Spartak Ngjela komentoi mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC” deklaratën e zv/ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar që dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Reagimi i fortë i SHBA, sipas Ngjelës tregon se në Tiranë kemi një konflikt të fortë ruso-amerikan.

“Derisa hynë politika amerikane, ka ndërhyrje të huaja. Naivë jemi ne? Ka ndërhyrje të huaja. I ke parë ku ka ndërhyrë Rusia te ato shtetet e tjera? Nuk e di nëse ka ndërhyrë këtu, por skema është e njëjtë. Nëse ato që u ngjitën nëpër shkallë dhe t’i kapnin do i vrisnin.

Derisa flet politika amerikane nuk ka lidhje aq shumë me Shqipërinë. Ka një konflikt të madh ruso-amerikan në Tiranë, e dini ju? Konflikti është i vërtetuar. E ka përmendur politika amerikane disa herë. Ky është fakt. Të shikojmë si do të precipitojnë ngjarjet” deklaroi ai.

Por përse SHBA është përqendruar te goditja e Berishës? “Është non grata. Nuk ka më besim. Ai nuk ka lidhje fare me Amerikën. Ai bën gjithë këto lëvizje, anti-amerikane. Duhet të rrijë i qetë, në punën e tij, i ka rënë halli dhe të shkojë ta zgjidhë me ligj. Është e turpshme. E gjithë revolta e Saliut është sepse është non grata”.

Po pjesa që e mbështet Berishën? “800 veta. Shqipëria është një vend i korruptuar. Ai është non grata. Fakti që është non grata, ka konflikt me politikën amerikane dhe nuk e zgjidhin revoltat në Shqipëri. Përse nuk e çoi në gjykatë amerikane aktin juridik? Se nuk kishte prova. Dështoi. E pe si dështoi herën e fundit”.

Si e parashikon avokat fundin? “Basha do të ngjitet lart, Berisha nuk ka ku të shkojë më poshtë, po vazhdoi do të ketë fund të dëshpëruar. Pushtetin juridik e ka Basha, ky (Berisha) ka çelësat e kashtës. Basha po rigrupon të djathtën, shumë mirë po bën. Nuk është vetëm Basha, por ka edhe përkrahjen amerikane. Berisha duhet të ikë në shtëpi” përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Ja pse qante dhëndri i Berishës buzë Lanës, i paskan ik kullat nga duart
Previous article KUJDES! Gabimet që bëni para/gjatë/pas larjes së fytyrës

Delo.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT