• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“REDUKTOJMË BORXHIN PUBLIK”/ Ibrahimaj: 6% më shumë të ardhura në 2022
Home
Ekonomi

“REDUKTOJMË BORXHIN PUBLIK”/ Ibrahimaj: 6% më shumë të ardhura në 2022

12 January, 2022 s.autor Ekonomi

Teksa tha se ekonomia shqiptare përgjatë vitit 2021 ka shënuar një rritje prej 8.6%, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, theksoi se për vitin 2022 synohet që të reduktohet borxhi publik.

Në një konferencë për media, ministrja Ibrahimaj ka folur lidhur me ecurinë ekonomike për 2022, ndërsa ka paralajmëruar se më datë 2 korrik do të hyjnë në fuqi politikat fiskale të ndërmarra nga qeveria.

“Gjatë 2022 do ndjekim paketë fiskale për të reduktuar nivelin e borxhit publik. Në 2021 borxhi do mbyllet 80.1%. Parashikojmë të shkojë 78.8% i GDP. Pra duam të krijojmë hapësira të mundshme për politikat fiskale. Synojmë reduktimin e borxhit dhe të buxhetit. Janë marrë disa politika fiskale që do hyjnë në fuqi pas 1 korrikut.” tha Ibrahimaj.

Mes të tjerash Ibrahimaj është ndalur tek fiskalizimi për bizneset ku është shprehur se afati është shtyre në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të kryejnë këtë proces pa pasur penalitete. Data e fundit e fiskalizimit sipas Ibrahimajt është 1 korriku, ndërsa sipas saj ka pritshmëri që deri në këtë datë procesi në fjalë të realizohet 100%.

“Paga me proporcionalitet, kush fiton më shumë do paguaj më shumë. Tashmë kufiri i taksimit për të ardhurat nga data 1 korrik do jetë 40 mijë lekë. Pra shtresa e mesme dhe ato me të ardhura të ulëta të kenë ulje të tatimit mbi pagat. Synojmë shtyrje të afatit të gjobave për fiskalizimin. Tatimet dhe Financat kanë ndjekur procesin hap pas hapi për të pasur sa më pak penalitete. Ka pasur shtyrje të vendosjes së penaliteteve deri më 1 korrik. Që do përfundojë reforma e fiskalizimit. Kjo është data që është afati për fatura elektronike.” tha Ibrahimaj.

Një tjetër proces sipas Ibrahimajt është rimbursimi i i TVSH, teksa ka theksuar se ministra e Ekonomisë ka zëruar stokun e rimbursimit.

“80% e bizneseve do marrin rimbursim pa pasur nevojë për kontroll. Se ka qenë shkaktar vonesash. Vetëm bizneset me risk të lartë do ketë kontrolle. 70% e biznesit të vogël ka filluar fiskalizimin. Pra deri në fund të muajit qershor këto do jenë 100%. Do fillojmë një proces konsultimi për strategjinë afatmesme të të ardhurave. Rreth 30% e masave të rekomanduara nga FMN kanë qenë pjesë” tha Ibrahimaj.

Ndërkohë në krahasim me 2021, për Ibrahimaj synohet që në vitin 2022 te këtë një rritje të të ardhurave me 6%.

“Parashikojmë të kemi një rritje të të ardhurave 6% në krahasim me 2021. Rritja do vijë nga politikat fiskale dhe administrimi fiskal. Ministria e Financave për punësimin do të jenë reforma për rritjen e investimeve të huaja dhe vendase. Synojmë që të hartojmë strategji eksportesh. Po ashtu do bazohemi në një plan masash për të zgjedhur përfundimisht informalitetin. Do kemi një strategji për mbrojtjen e tregut.” tha Ibrahimaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EL CLASICO/ Gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës, Barcelona – Real Madrid: Formacionet e mundshme
Previous article PROTESTA E DHUNSHME/ Vjen reagimi i fortë nga DASH, Gabriel Escobar: E dënojmë! Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i PD...

s.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT