• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO FLINIM GJUMË”/ Flet pasagjeri shqiptar i autobusit në Serbi: Kishim fëmijët me vete
Home
Rajon

“PO FLINIM GJUMË”/ Flet pasagjeri shqiptar i autobusit në Serbi: Kishim fëmijët me vete

12 January, 2022 s.autor Rajon

Njëri prej pasagjerëve që ndodhej brenda autobusit të kompanisë Zhitia Turist, i cili u aksidentua në Serbi, deklaroi se janë të gjithë mirë. Për ‘Klan Kosovën’ shqiptari tha se në momentin kur ndodhi aksidenti ishin të gjithë në gjumë.

“Pra ka ardhur një autobus tjetër për të na marrë. Jemi në afërsi të Krushevcit. Të gjithë kemi qenë duke fjetur në atë moment. Mes nesh ka pasur edhe fëmijë dhe një person me aftësi të kufizuara, por të gjithë jemi mobilizuar për t’i ndihmuar njëri-tjetrit dhe të gjithë jemi mirë”, deklaroi mes tjerash ai.

Nga ana tjeter Qeveria e Kosovës, me anë të një komunikate në Facebook njofton se një zyrtar i tyre ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes ku ndodhi mbrëmjen e djeshme aksidenti, ku një autobus i një linje turistike kosovare u përmbys në anë të rrugës në Krushevc të Serbisë.
Sipas njoftimit të qeverisë së Kosovës, gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut, ndërsa kanë shprehur gatishmërinë maksimale për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident

“Një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) rreth orës 22:00 ka pësuar aksident në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi. Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident.”, thotë ndër të tjera kjo komunikatë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJERMANIA KËRKON PUNËTORË TË HUAJ/ Një milionë vende të lira pune për ...
Previous article VARIANTI I RI I COVID/ OBSH: Javës që shkoi 7 milionë raste me Omicron në Evropë

s.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT