• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PD DO MARRË MASA SHTESË PËR…”/ Administratori i selisë blu reagon për 8 janarin: Çdo tentativë për të sulmuar sërish do…
Home
Politikë

“PD DO MARRË MASA SHTESË PËR…”/ Administratori i selisë blu reagon për 8 janarin: Çdo tentativë për të sulmuar sërish do…

11 January, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Administratori i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Albert Avdyli, ka reaguar përmes një komunikate zyrtare në lidhje me sulmin e bërë ndaj selisë më 9 janar. Avdyli shprehet se skenari ishte i parapërgatitur duke rrezikuar jetën e demokratëve nga Brenda dhe jashtë selisë, ndërkohë që organizatorët në asnjë çast nuk ndalën thirrjet e tyre për gjak. Avdyli thekson gjithashtu se PD do të marrë çdo masë shtesë sigurie të nevojshme dhe çdo tentativë për të sulmuar apo dhunuar atë do të marrë përgjigje ligjore.

Administratori i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Albert Avdyli, ka reaguar përmes një komunikate zyrtare në lidhje me sulmin e bërë ndaj selisë më 9 janar. Avdyli shprehet se skenari ishte i parapërgatitur duke rrezikuar jetën e demokratëve nga Brenda dhe jashtë selisë, ndërkohë që organizatorët në asnjë çast nuk ndalën thirrjet e tyre për gjak.

Avdyli thekson gjithashtu se PD do të marrë çdo masë shtesë sigurie të nevojshme dhe çdo tentativë për të sulmuar apo dhunuar atë do të marrë përgjigje ligjore.

NJOFTIM I ADMINISTRATORIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, ALBERT AVDYLI

8 janari ishte një ditë e keqe për demokratët!

Më 8 janar një skenar dhune i parapërgatitur u zbatua ndaj Partisë Demokratike, duke rrezikuar jetën e dhjetëra demokratëve brenda dhe jashtë selisë. Jo vetëm që urdhëruesit, organizuesit dhe ekzekutorët nuk u distancuan nga dhuna, por rinisën në mënyrë të papërgjegjshme thirrjet për më shumë dhunë dhe për gjak.

PD nuk mundet kurrë të shndërrohet në arenën e përplasjes mes demokratëve.

PD është distancuar dhe distancohet nga dhuna. Për ne, asgjë nuk vlen më shumë se jeta e qytetarëve, jeta e demokratëve, që më 8 janar u perdorën si mish per top nga njeriu që i kanë shërbyer në 30 vite. Të zëvendësosh 44 mijë “anëtarë” të pretenduar partie, me 44 mijë copa betoni, gurë dhe hekura që hidhen mbi kokat e demokratëve që janë brenda selisë, është tentativë për t’iu imponuar shumicës me dhunë dhe mashtrime.

E dhimbshme ta them, por pas tentativës për të vrarë demokratët, Sali Berisha dhe çdokush tjetër që zbatoi apo frymëzoi dhunën ndaj PD dhe demokratëve, kanë ndërprerë çdo marrëdhënie me partinë dhe institucionin. Çdo tentativë e tyre për të sulmuar apo dhunuar Partinë Demokratike do të marrë përgjigje ligjore.

Tentativat e tyre për dhunë dhe gjak do të dështojnë, sepse, siç u vërtetua më 8 janar, dhuna dhe gjuha e dhunës është e shkuara dhe jo e ardhmja e kësaj partie. PD do të njoftojë zyrtarisht institucionet ligjzbatuese të vendit dhe partnerët nderkombëtarë për listën e plotë të atyre që organizuan, nxitën, përgatitën dhe ekzekutuan dhunën mbi demokratët, të cilët nuk i lidh më asgjë me selinë e PD dhe me demokratët.

Pas dhunes se 8 janarit dhe përpjekjeve të vazhduara për të dhunuar dhe dëmtuar selinë e PD, të cilat kanë edhe kosto financiare, PD do të marrë çdo masë shtesë sigurie të nevojshme. PD është e hapur vetëm për debate, diskutime dhe mendim ndryshe, jo për akte dhune që tentojnë të zëvendësojnë shumicën legjitime të demokratëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË KOSOVË/ Asnjë viktimë dhe 350 raste të reja në 24 orët e fundit
Previous article FOTO/ Dalin pamjet nga aksidenti i tmerrshëm, ku humbi jetën futbollisti turk

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

ARRESTIMI I ERGYS AGASIT/ Policia e Durrësit njoftim zyrtar: Udhëtonte në të njëjtin mjet me Shpatarakun Aktualitet

ARRESTIMI I ERGYS AGASIT/ Policia e Durrësit njoftim zyrtar: Udhëtonte në të njëjtin mjet me Shpatarakun

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur… Aktualitet

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT