Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar në Shqipëri do të nis më 17 janar në orën 17:00 ku do të mbajë një fjalë edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
Fjala në parlament përkon me kohën e vizitës se Erdogan do të ketë në Shqipëri për inauguruar rindërtimin e apartamenteve në Laç. Ashtu siç kishte premtuar presidenti Erdogan do të vijë në Shqipëri për të parë nga afër frytet e ndihmës së shtetit turk për rindërtimin. Vizita mund të realizohet me 17 janar, ku Erdogan do të vijë për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet në janar 2022.