Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se karantinimi nuk vlen duke pasur parasysh situatën pandemike në të cilën ndodhemi sot. Ai e krahasoi variantin Omicron me gripin, më i lehtë dhe që prek rrugët e sipërme respiratore, që mund të trajtohet duke ndjekur disa rregulla të thjeshta për të shmangur trajtimin në spital.
“Virusi është dinamik, situata është dinamike dhe zgjidhjen e kemi njësoj. A duhet të karantinohemi? Afrika e Jugut ishte e para që e pati Omicron dhe ra. Jo për shkak të rregullave por sepse 70-80 përqind e kanë kaluar virusin.
Duke marrë parasysh këtë, kurba do të bjerë në çdo shtet dhe është e pamundur të evitohet përmes karantinimit. Që të mbash këtë situatë, karantina vlente kur rastet ishin më pak dhe kur virusi kishte një shpejtësi të ulët transmetimi. Tani kemi shumë asimptomatik, që zbulohen sepse dalin në test pozitiv.


