Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit mbrëmjen e sotme. Epiqendra e tërmetit ka qenë në në Follorine të Greqisë. Sipas EMSC tërmeti ka qenë 5.8 rihter. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 10 km ndërsa ka pasur një ndjeshmëri tepër të madhe. Lëkundje tërmeti janë ndjerë, në Elbasan, Durrës, Gjirokastër, Berat. Tërmeti është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut. Sizmiologu Rrapo Ormeni, tha në një intervistë për Report TV tha se nuk është një tërmet aq i fuqishëm sa të raportohet për dëme të rënda materiale apo për viktima në vendin tonë.
‘Në lindje të Pogradecit mbi 5 ballë është shkalla rihter, ndërsa në Tiranë është ndjerë deri në 4 ballë. Është tërmet që e kalon kufirin. Dëmtimet mund të jenë në kategori shtëpish të vjetra. Nuk kanë asnjë lloj efekti.’- tha Ormen


