• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DISA PERSONA DOLËN NGA…”/ Si u dhunua 55-vjeçari, dyshimi i policisë se mund ta kenë ngatërruar me vëllain (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

“DISA PERSONA DOLËN NGA…”/ Si u dhunua 55-vjeçari, dyshimi i policisë se mund ta kenë ngatërruar me vëllain (DETAJET)

9 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngatërresë në dukje jo aq e zakonshme, është kthyer në një ankth për një qytetar, i cili dyshon se shënjestra nuk ka qenë pikërisht ai. D.H., i tha gruas së tij se po dilte për të pirë një kafe. Kjo ishte rutina e tij çdo mëngjes.

Ishte veshur ndërkohë dhe meqenëse ishte pushim për shkak të festave, u drejtua për në lokalin e lagjes në zonën e Bathores, ku kishte planifikuar të qëndronte me të njohurit gjatë paradites. Denoncuesi, i cili punon me duralumin, ka tre fëmijë dhe jeton vetëm me bashkëshorten, pasi fëmijët i ka emigrantë.

Dita dukej e qetë dhe normale, ende pa nisur mirë për 55-vjeçarin, i cili po ecte herët në mëngjes nëpër lagje, deri sa mbërriti në rrugën kryesore pranë një gomisterie.

“Vura re një automjet të zi dhe kur po ecja paralel me këtë mjet, makina ndaloi. Prej aty zbriti një person dhe pa më thënë asnjë fjalë pas pak sekondash, më goditi me grusht në fytyrë“.

Denoncuesi i thotë policisë, sipas burimeve të Gazetasi.al, se i shtangur, ai nuk ka pasur asnjë mundësi të mbrohej dhe as të reagonte. Sulmit nga personi i panjohur, iu bashkua edhe një i dytë.

“Pas pak sekondash, aty u afrua dhe një person i dytë, të dy filluan t’më qëllojnë në kokë, fytyrë dhe në trup. Kjo gjë më shkaktoi dhimbje. E gjitha kjo zgjati disa minuta dhe pas kësaj këta dy persona hynë në makinë dhe u larguan”.

Sipas asaj që tregon në polici, pasi është qetësuar, 55-vjeçari është kthyer nga rruga. “Shkoja përditë në atë kafe që pija kafen e mëngjesit, por nuk vajta pas sulmit. U ktheva në shtëpi menjëherë. U pastrova. Pasi u qetësova i thashë gruas që të më bënte një kafe që të merrja veten”.

Denoncuesi i thotë policisë se në gjendje të tmerruar dhe duke pirë kafen nga dora e gruas, i ka treguar asaj të parës se çfarë i kishte ndodhur. Më pas, ka kërkuar sërish rroba të reja për t’u veshur e për të shkuar në polici, që sipas burimit të Gazetasi.al, e regjistroi të gjithë ngjarja.

Por policia, pasi ka kryer kërkimet fillestare, ka zbuluar se i dëmtuari ka ngjashmëri me të vëllain dhe ka dyshime se sulmuesit mund ta kenë ngatërruar. Por edhe vëllai i tij “binjak” këmbëngul se nuk ka probleme. Policia e pyet denoncuesin se çfarë i thanë agresorët dhe ai përgjigjet se të rinjtë nuk i thanë asnjë fjalë.

“Personi i parë ishte rreth 33 vjeç, me trup të shëndoshtë dhe i gjatë, mbante veshur një xhup në ngjyrë të errët me kapuç në kokë. Personi i dytë me trup mesatar, mbante veshur një triko të bardhë, pantallona dhe këpucët nuk më kujtohen. Edhe i dyti nuk foli fare. Më goditi si i pari, pa asnjë arsye”.

55-vjeçari kujton skenën për të cilën policia i thotë Gazetasi.al se kërkoi detaje nëse kishte apo jo konflikte me njerëz të tjerë.

“Nuk kam mosmarrëveshje me askënd, jam në hallet e mira”, – rrëfen i plagosuri, që siç u evidentua kishte fraktura në kokë dhe në trup.

“Kur rashë në tokë, pashë se në makinë ishte edhe një person i tretë , i cili gjendej në timon. As atë nuk e njoh, kurse targat e makinës nuk i vërejta dot. Policia e pyet me këmbëngulje, nëse ai apo familjarët e tij kishin konflikte apo borxhe.

Kallëzuesi përgjigjet: “Nuk kam asnjë borxh, as unë, as fëmijët, as gruaja. Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me ndokënd. Nuk e di shkakun e këtij sulmi. Jam i habitur nga ky sulm, pasi ne jemi familje e qetë”.

Sipas asaj që policia ka mbajtur shënim në proces-verbalin që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al, tregohet se i dëmtuari kishte kujtuar se po i kërkonin ndihmë.

“Në fillim kujtova se do më pyesnin për ndonjë adresë ndaj dhe mbajta këmbët, jam i habitur, pasi s’kam debate e dhe nuk bëj debat me asnjë”.

Policia i tha Gazetasi.al, se sulmi i çuditshëm ndodhi në orën 07:00 të mëngjesit dhe pas këqyrjes, u vërejt se ai kishte dëmtime të sy, ballë dhe në brinjë.

Policia tregon se e ka marrë në pyetje të dëmtuarin, duke i kërkuar të kujtohej se mos në të kaluarën ka pasur konflikte, në mos ai, kushërinjtë e tij.

“Nuk e di se çfarë konfliktesh mund të kenë pasur kushërinjtë në të kaluarën. Flas për familjen time dhe nuk kam konflikte dhe as kemi pasur sherre ndonjëherë”.

Policia tregon se ka pyetur të afërmit e burrit të sulmuar, midis tyre edhe të vëllain. Ai pohon se i kishte treguar familjari për ngjarjen.

“Im vëlla nuk ka konflikte dhe po ashtu as unë”. Policia shprehet se dy vëllezërit kanë ngjashmëri me njëri-tjetrin dhe kjo është arsyeja kryesore se përse atij iu mor deklaratë e posaçme gjatë hetimeve.

“Është e vërtetë, kemi ngjashmëri, por as unë nuk kam probleme, – shprehet A.H., sipas burimeve të Policisë së Kamzës. – As unë, as fëmijët e mi”.

Për policinë, pasi ka kërkuar emra të dyshuarish edhe nga vëllai i dytë që ka mohuar problemet, veprimi tjetër ka qenë këqyrja e kamerave të sigurisë.

Duke llogaritur kohën që e ka përshkruar 55-vjeçari, policia shpjegon se ka identifikuar “Benzin” e zi që kalon pranë një super-marketi dhe po vijon me mbledhjen e provave, e bindur se agresorët e kanë ngatërruar shënjestrën dhe se vëllai i dytë nuk tregon të vërtetën/ Gazeta Si.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRINDËR SËRISH? Arbana dhe Edi janë gati t’i bëjnë një motër Jonit dhe Diellit
Previous article ZHVILLONIN LOJRA FATI/ Arrestohet pronari i lokalit në Gjirokastër, në pranga edhe klienti

Delo.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT