Policia e Shtetit ka reaguar ne nje deklarate zyrtare dhe ka mohuar se deri ne oren 12:30 “asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar”.
Theksojme qe protesta e thirrur nga Sali Berisha eshte perfshire nga incidentet dhe kaosi qe ne nisje te saj, ku jane shqyer dyert e jashtme te selise, jane thyer xhamat dhe protestuesit tentojne te futen ne seli.
REAGIMI I PLOTE
Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.
Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit.


