Kim Kardashian West vazhdon të thyejë rregullat sa i përket ekspozimit të linjave trupore.
Nëna e tre fëmijëve përsëri dëshmoi se ajo mban primatin për linjat bombastike.
Ylli Kardashian së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi ku shihet e veshur vetëm me një këmishë, por që vë në pah gjoksin e saj bombastik.
Me këtë fotografi, Kim iu thotë mirëmëngjesi të gjithë ndjekësve të saj e që janë të shumtë.
Ndryshe, para disa muajve Kim është kritikuar shumë për të pasmet e saj me celulit, gjë që edhe rezultoi me humbjen e shumë ndjekësve.




