Një atentat me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet! Një makinë në lëvizje, është hedhur në erë me lëndë plasëse, e për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Shpërthimi ka ndodhur gjatë orëve të natës në një mjet të llojit “Mazda”, në zonën e Unazës së Re, afër rrethrrotullimit të Selitës, rreth orës 02:50. Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur shoferi M. H., 42 vjeç dhe pasagjeri S. D., 26 vjeç, të cilët janë dërguar në spital.
‘Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.


