• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
6 JANARI/ Presidenti Biden fajëson hapur paraardhësin e tij Trump: Vuri pushtetin MBI parimet
Home
Nderkombetare

6 JANARI/ Presidenti Biden fajëson hapur paraardhësin e tij Trump: Vuri pushtetin MBI parimet

6 January, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Joe Biden fajësoi sot hapur paraardhësin e tij Donald Trump për ngjarjet e 6 janarit dhe për pasojat e pretendimeve të tij për zgjedhjet tek demokracia amerikane.

Në një fjalim në një vjetorin e sulmit më të rëndë ndaj Kapitolit që prej 200 vjetësh, Presidenti Biden theksoi nevojën e mbrojtjes së vlerave demokratike. Ai e Majit fjalimin të enjten pikërisht në ndërtesën e Kongresit, një zgjedhje që e nxirrte edhe më shumë në pah simbolikën e komenteve të tij. Kolegia Keida Kostreci njofton.

Një vit pas sulmit të 6 Janarit, Presidenti Biden foli pa doreza duke bërë plotësisht përgjegjës për ngjarjen, ish-Presidentin Trump.

“Për herë të parë në histori një president jo vetëm i humbi zgjedhjet , por u përpoq të parandalonte transferimin paqësor të pushtetit, ndërsa një turmë e dhunshme, hyri me forcë në Kapitol. Por ata dështuan, dështuan”, tha ai.

Ai e akuzoi zotin Trump, të cilin nuk e përmendi asnjëherë me emër se “ka thurur dhe përhapur një rrjet gënjeshtrash rreth zgjedhjeve të vitit 2020.

“Ai e ka bërë këtë sepse vë pushtetin mbi parimet, sepse ai e konsideron interesin e tij si më të rëndësishëm sesa interesin e Amerikës. Dhe sepse për të, egoja e tij e lënduar është më e rëndësishme sesa demokracia ose Kushtetuta jonë”, tha presidenti Biden.

Presidenti e fajësoi zotin Trump për nxitjen e trazirave më 6 janar, që shkaktuan vdekjen e pesë vetëve dhe më shumë se 130 të plagosurve. Turma që ndërmori sulmin para një viti, u nis drejt Kapitolit pas një fjalimi para Shtëpisë së Bardhë nga ish-Presidenti Donald Trump.

Në një reagim menjëherë pas fjalimit të zotit Biden, ish-presidenti Trump nuk u tërhoq nga pretendimet e tij të pambështetura në prova se zgjedhjet ishin të manipuluara, duke akuzuar Komisionin e Kongresit që po heton 6 janarin si të paragjykuar dhe të njëanshëm.

“Pse Komisioni i Pazgjedhur mashtrues, tërësisht politik, gjykimi i të cilit është bërë kohë më parë, nuk diskuton për zgjedhjet e manipuluara presidenciale të 2020? Sepse ata nuk kanë përgjigje apo justifikime për atë që ndodhi”, shkruante ai në një deklaratë.

Ai shtoi se Gënjeshtra e Madhe ishin vetë zgjedhjet. Komisioni i Posaçëm, i ngritur në fund të qershorit, pritet të publikojë një raport mbi rezultatet e hetimit përpara zgjedhjeve për Kongresin në nëntor 2022.

Presidenti Biden, megjithëse e pranoi se 6 janari ishte një sulm i rëndë, theksoi se demokracia “mbijetoi” dhe ish-presidenti Trump “dështoi”.

Ai tha se zgjedhja që Shtetet e Bashkuara bëjnë në këtë moment në histori do të përcaktojë se “çfarë vendi jemi”:

“A do të jemi një vend që e pranon dhunën politike si normë? A do të jemi një vend që lejon zyrtarë partiakë të zgjedhjeve të përmbysin vullnetin e shprehur në mënyrë legjitime të popullit? A do të jemi një vend që nuk jeton në dritën e së vërtetës, por nën hijen e gënjeshtrës? Ne nuk mund t’ia lejojmë veten të jemi një vend i tillë. Rruga përpara është ta pranojmë të vërtetën dhe të jetojmë me parimin e së vërtetës“, tha Presidenti Biden në fjalimin e tij.

Sondazhet e opinionit publik kanë treguar se rreth 70% e republikanëve nuk e konsiderojnë legjitime fitoren e zotit Biden në zgjedhje, megjithëse nuk ka asnjë provë se zgjedhjet ishin të manipuluara./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUA TË DAL TEK PËR TEK"/ Tjetër debat mes Donaldit dhe Ilirit: Kam futur edhe veten time në nominim, vari l***…
Previous article FORMULA 1/ Mohammed Ben Sulayem, garazhi i presidentit të ri të FIA-s vlen 130 milionë euro (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT