• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPET PEDIATRIA E RE/ Rama: Pagesa në shëndetësi rritet në bazë të performancës së vetë mjekëve
Home
Politikë

HAPET PEDIATRIA E RE/ Rama: Pagesa në shëndetësi rritet në bazë të performancës së vetë mjekëve

6 January, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka monitoruar nga afër ambientet e Pediatrisë së re, ku ka zhvilluar një konferencë para stafit mjekësor dhe të pranishmëve aty.

Rama është shprehur se në shëndetësi përveç pagës bazë, mjekët dhe infermierët duhet që të ngjiten lart dhe të paguhen dhe në bazë të performancës së tyre.

“Plotësimi i kushteve për mjekët dhe infermierët për të ushtruar profesionin e tyre është një motiv i fortë për të shërbyer me përkushtim. Rëndom ato që duan të thonë diçka dhe kur nuk kanë çfarë të thonë përsërisin se nuk janë godinat dhe fasadat por njerëzit, është e vërtetë që janë njerëzit, por nëse kushtet që punojnë janë të pafavorshme sado sakrifikojnë njërëzit sërish është e pamundur që të japësh maksimumin.

Unë besoj fort se kushtet fizike të çfarëdo infrastrukture kanë një rol të jashtëzakonshëm jo vetëm në performancën e atyre që janë brenda këtyre hapësirave por edhe mes njerëzve, mjekëve dhe familjarëve. Një marrëdhënie që në të shkuarën ka qenë e acaruar dhe kushtet e punës kanë ndikuar parimisht në këtë marrëdhënie.

Sot na duhet që të shkojmë përtej godinave dhe kushteve fizike jo vetëm me mbështetjen ndaj personelit por dhe krijimin e një hapësire të re ndërveprimi mes personelit dhe vetë shtetit.

Është shumë e rëndësishme që ne tu japim mundësi mjekëve dhe infermierëve që të paguhen më shumë jo vetëm duke rritur pagën bazë por ti japim sistemit dhe mundësinë për diferencime. Me këtë duhet që të kuptojmë se më lart ngjiten ato që i japin më shumë sistemit dhe paga bazë është e njëjtë për të gjithë. Një ngjitje marrin të gjithë ato që përmes punës dhe performancës sjell të ardhura më të larta në raport me një tjetër koleg që paguhet me pagën bazë por për shkak të performancës mesatare nuk merr dot sa një koleg”, ka thënë Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PEDIATRIA E RE NË QSUT/ Manastirliu: Do të ketë kapacitete të dyfishuara, mbart tre shërbime esenciale
Previous article "E DI QË MË DËGJON"/ I riu bërtet në seli: Për fajin tënd, Basha jam burgosur (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT