Zv/ambasadori amerikan Demian Smith do të vizitojë sot selinë blu ku pritet të zhvillojë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.
Buriome bëjnë me dije për ABC se takimi pritet të zhvillohet në orët e mesditës. Më herët sot gjatë paradites në selinë blu shkuan mbështetësit e Berishës dhe disa të rinj të FPRD por dyert ishin të mbyllura.
Kjo është dita e dytë që përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit shkojnë në PD. Një ditë më parë ata gjetën derën të mbyllur dhe u kthyen mbrapsht.
Në një deklaratë për mediat sekretari i Përgjithshëm i PD deklaroi se dyer qëndrojnë mbyllur për shkak se po kryhen punime duke kërkuar që ata që duan të bëjnë vizita në ambientet e brendshme të saj duhet të njoftojnë administratën përmes telefonit.


