• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FLORONA”/ Varianti më i ri i Covid përzier me gripin stinor pushton botën
Home
Sociale

“FLORONA”/ Varianti më i ri i Covid përzier me gripin stinor pushton botën

5 January, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Pasi varianti ‘Omicron’ po kërcënon botën dhe po përhapet me shpejtësi duke shtuar ndjeshëm numrin e infektimeve ditore, gjatë ditëve të para të 2022 një tjetër emër infeksioni po qarkullon në gjithë botën “Florona”. Por a është ajo një variant i ri i COVID-19? Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli sqaroi në një intervistë se “Florona” nuk është variant i ri i COVID-19, por është një mbivendosje infeksionesh të COVID dhe gripit tek i njëjti person.

“Florona u lancua nga Izraeli dhe është një mbivendosje infeksionesh tek i njëjti person ai i COVID-19 dhe atij gripal. Nuk është variant i ri virusi”, tha Rakacolli.

Ndërsa virozat gripale të stinës kanë prekur një pjesë të madhe të popullsisë në Tiranë, Rakacolli tha se kjo tregon se fuqia e COVID-19 po dobësohet dhe se vaksina po bën efektin duke siguruar më shumë mbrojtje nga koronavirusi. Kjo tha Rakacolli ka bërë që gripi të dalë sërish si mbizotërues dhe jo si dy vitet e shkuara të pandemisë ku u zhduk dhe mbizotëronte COVID-19.

“Në Tiranë është edhe gripi stinor që është aktiv, gjë që nuk e kishim vitin e kaluar. Fakti që tregon se ka nisur të mbizotërojë edhe gripi, atëherë COVID nuk e ka më atë fuqinë shpërndarëse si në fillim , por edhe se vaksinimi ka dhënë efektin e saj”, tha Rakacolli.

Zv.ministrja Rakacolli tha se në Shqipëri nuk përcaktohet dot varianti i COVID që është infektuar një qytetar, “por duke u nisur nga klinika, tani për tani mbizotëron ende Delta dhe jo Omicron”.

Edhe vaksinimi po ecën me ritme të kënaqshme tha Rakacolli, ndërsa shtresa më skeptike për të bërë vaksinën është rinia. Ajo tha se me të dyja dozat janë vaksinuar 44 % e popullsisë së targetuar +16 vjeç.

“Me një dozë është vaksinuar 55 % dhe 44 % me të dyja doza e popullsisë së targetuar +16 vjeç. Hezitimi i vaksinimit vijon të mbetet te moshat e reja. Për shkak të informacioneve që marrin ata duhet ta filtrojnë atë dhe ta marrin përmes burimeve të besueshme”, tha Rakacolli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LOPË HOLANDEZE"/ Komentuesi ofendon keq Ronela Hajatin, këngëtarja shpërthen ndaj tij: Ik or gomar
Previous article ZYRTARE/ Ndeshja Bologna-Inter nuk do të luhet, ja arsyeja...

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT